Lajme

Studentët e UP-së me aktivitet simbolik kundër zvogëlimit të bursës, paralajmërojnë protestë

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 08 January 2018

Një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës sot para Rektoratit kanë organizuar një aktivitet simbolik për të kundërshtuar zvogëlimin e bursave studentore, shkruan Infokusi.com.

Përfaqësues të Organizatës Reforma të cilët kanë organizuar këtë aktivitet kanë thënë se nuk do të ndalen deri në rishqyrtimin e vendimit për ulje të bursave.

Nënkryetari i kësaj organzitae Arben Elshani ka thënë se në rast të mos kthimit të vlerës së burës në 900 euro do të kërkojnë shkarkimin e bordit.

-Advertisement-

“Organizata Reforma përmes këtij aktiviteti do të shprehim jo vetëm kundërshtimin e vendimit dhe të kthehet në rishqyrtim port ë kthehet edhe vlera e bursës në 900 euro. Në qoftë se ky vendim nuk kthehet në rishqyrtim dhe të bëhet vlera e bursës siç ka qenë atëherë atëherë ne nuk do të ndalemi deri të shkarkimin e bordit aktual, do të kërkojmë edhe nga Ministri I Arsimit dhe Qeveria shkarkimin dhe bordit”, thanë Elshani.

Elshani ka vazhduar duke e quajtur rektorin Marian Demaj jo si adekuat të flasë për çështjen e bursave ndërsa kanë kërkuar nga ia të flasë për cilësinë në UP, shkruan Infokusi.com

“Ne përmes këtij aktiviteti kemi dashur të shprehim gjendjen aktuale në Universitetin e Prishtinës ndërsa mesazhi që morëm sot nga rektori Demaj është që ky aktivitet nuk është I mirë sepse epo shfrytëzohet ën forma të ndryshme. Nuk është e drejtë e tij të flasë për bursat sepse nuk është në kompetencë e tij por me rektorin do të flasin për cilësinë e arsimit në Universitetin e Prishtinës”, ka shtuar ai.

Ai në emër të studentëve të UP-së ka paralajmëruar protestë në rast të mos kthimit të vlerës së bursës.

“Ne asesi nuk do ta pranojmë shumën prej 600 euro siç ka thënë rektori Demaj, në kërkojmë që shuma e bursës të jetë 900 euro, sepse nuk është e mjaftueshme shuma prej 600 euro .Ne do ta kundërshtojmë edhe me aktivitet të tjera deri të protesta në qoftë se ata nuk marrin vendim për kthim të bursës në vlerën 900 euro”, ka përfudnuar Elshani./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera