Lajme

Studentët e Fakultetit të Edukimit bojkotojnë mësimin

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 06 November 2019

Këshilli i studentëve të Fakultetit të Edukimit ka marrë vendimin që ditën e enjte të bojkotohet mësimi.

Kjo është bërë përmes një komunikate ku thuhet se arsyeja e bojkotimit të mësimit është mospërfshirja e tyre për bursat.

“Ne si Këshill Studentor i FE duke parë rrjedhën e ngjarjeve të cilat po i dëmtojnë studentët tonë më meritor duke i anashkaluar nga bursa kemi vendosur që të drejtat e studentëve ti mbrojmë me çdo kusht deri në realizimin e tyre. kështu ne në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet e FE (programi Bachelor dhe Master) kemi marrë vendim që nesër me datën: 07.11.209 nga ora 10:00 ta bojkotojmë mësimin”, thuhet në komunikatën e Këshillit studentor të Fakultetit të Edukimit.

-Advertisement-

Ndërkaq Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në shenjë pakënaqësie me mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat dhe që në afatin e nëntorit të mbahet vetëm një provim, të martën kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera