Lajme

Student dhe Ndërmarrës, Kujtim Gjokaj i diplomuar në Shkenca Kompjuterike tregon storien e tij të suksesit

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 23 July 2024

Një histori frymëzuese e suksesit dhe inovacionit vjen nga Kujtim Gjokaj, një student i diplomuar në programin e Shkenca Kompjuterike në Universum International Collegefuqizuar nga Arizona State University. 

Kujtimi ka ndarë përvojën e tij gjatë kohës së studimeve në UNI, duke e përshkruar si një rrugë të suksesshme si student dhe si krijues i platformës së suksesshme të punësimit online, “Freelanceri”.

Ai përshkruan periudhën e tij studimore si një fazë me plot mundësi, ku ndikimi i mjedisit akademik dhe mbështetja nga stafi akademik ishin thelbësore për zhvillimin e tij personal dhe profesional.

-Advertisement-

“Në këto tre vite studimi, përveç rritjes së njohurive akademike, kemi pasur mundësinë e përfitimit nga programet reale,” tha Kujtimi.

 Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e programit të ndërmarrësisë që UNI ofron për studentët e tij:

“Përmes Kolegjit Universum, kam pasur mundësinë të marr pjesë në një BootCamp të Ndërmarrësisë, nga ku kam krijuar një start-up personal, “Freelanceri”, platforma e parë online për punësim.”

Përveç të qenit një student i dalluar dhe një krijues i suksesshëm, Kujtimi nuk heziton të inkurajojë të tjerët që po e ndjekin rrugën e tij. Ai fton secilin student potencial të zgjedhë Universum International College për të pasuruar njohuritë e tyre dhe për t’u përgatitur për sfidat e tregut të punës.

“I kisha sugjeruar secilit student të vij në Universum për shkak të inovacionit dhe përgatitjes për tregun e punës që ky institucion sjell për studentët.”

Universum International College vazhdon të jetë institucion lider në ofrimin e një edukimi të lartë cilësor, duke përfshirë bashkëpunime strategjike me universitete të njohura ndërkombëtare si Arizona State University dhe shumë të tjera.

Me ambiente të përshtatshme akademike, teknologji të përparuar dhe një angazhim të vazhdueshëm për avancimin e aftësive të studentëve, UNI siguron një platformë të përshtatshme për zhvillimin e potencialit të tyre akademik dhe profesional.

Bëhu edhe ti UNIK si Kujtimi, dhe bëhu pjesë e suksesit dhe inovacionit në fushën e shkencave kompjuterike!

Ndiqni videon e plotë këtu!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera