Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 20 January 2025
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi ka nisur dëshminë e tij, dëshmitari i 114 Prokurorisë, Hansjoerg Strohmeyer.
Sipas prokurorisë, Strohmeyer ka shërbyer në Kosovë si këshilltar juridik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator të 1999-ës.
“Dëshmitari W02183 ka qenë këshilltar juridik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator të 1999. Dëshmitari W2183 do të japë dëshmi për situatën që ka parë në Kosovë kur ka mbërritur dhe takimet që ka pasur me udhëheqësit e UÇK-së dhe çështjet që kanë diskutuar së bashku. Dëshmitari W02183 do të japë dëshmi për njësitet policore të UÇK-së, autoritet lokale dhe tensionet që kanë pasur UNMIK-u me qeverinë e përkohshme të Kosovës”, ka theksuar prokurorja gjatë prezantimit të dëshmitarit.
Dëshmitari ka theksuar se gjatë punës së tij në Kosovë kanë pasur dy vështirësi: si të ushtrohej autoriteti i UNMIK-ut në zonat që kontrollonte UÇK-ja dhe e dyta ishte rendi publik dhe ofrimi i shërbimeve jetike.
Sipas Strohmeyer, gjatë kësaj periudhë situata ka qenë më e tensionuar në Prizren, se sa në pjesët tjera të Kosovës.
Prokurorja paraqiti një raport që sipas saj mbante datën 16-17 qershor 1999 e që fliste për disa serbë që janë takuar me anëtarë të OSBE-së dhe kanë kërkuar ndihmë sa i takon rrëmbimeve të pretenduara të anëtarëve të tyre nga UÇK-ja.
Sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari është parashikuar që të zgjasë rreth dy ditë. Ai tha se Prokurorisë i nevojiten një orë e gjysmë, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë parashikuar gjashtë orë për kundërpyetje.
Përpara kësaj, trupi gjykues foli për një kërkesë të Prokurorisë që dëshmitari W02714 të dëshmojë përmes video-lidhjes për nesër paradite. Mbrojtja e Thaçit dhe Selimit nuk patën kundërshtime. Ndërsa, ajo e Krasniqit dhe Veselit kanë theksuar se do të përgjigjen nesër.

Të tjera
-
Shtrenjtuan çmimin e rrymës për 16.1%, ZRRE hap një tender
Pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%, Zyra e Rr...
-
Një burrë rrạh një tjetër në Klinë, kërkohet nga policia
Një burrë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht mbrëmë në qytetin...
-
Aksidenti me fatalitet në Terstenik të Drenasit, policia jep detajet e fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në fshatin Terstenik të Dre...
-
Arrestohet 21 vjeçari në Zubin Potok, rrạhu nënën e tij
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Zubin Potok, pasi dysh...
-
Gjermanisë i duhen punëtorë ndërtimi, por qeveria e re përgjysmon kuotat për Ballkanin Perëndimor
Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dh...
-
Breshëri ṗlumbash drejt “G Class”-it në Tiranë – 4 të pla*gosur, mes tyre dy familjarët e pronarit të kompanisë sigurimi/ Pamje
Katër persona mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së ...
-
Hamiti i LDK-së i ashpër me VV-në: Po rrejnë fort për numrat, por numrat s’rrejnë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muahmet Hamiti, ka kritikuar partinë fituese të...
-
Pas bukës, rritje të çmimit do të ketë edhe te produktet e tjera
Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shëno...
-
Ukraina thotë se e ka nënshkruar me ShBA-në skicën e marrëveshjes për mineralet
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar për nënshkrimin e skicës së marrëveshjes për m...
-
Gjykata refuzon propozimin për gjykimin në mungesë ndaj 42 të akuzuarve tjerë në rastin “Banjska”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar propo...
-
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete
Ditën e sotme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. Lidhur ...
-
“Të shkarkohet bordi i ZRrE’së” – Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mban konferencë për media
Grupi “Asnjë cent më shumë” do të mbajë sot një konferencë për media. Sipa...