Rozë

Stresi rrëfen historinë e dashurisë 3-vjeçare dhe fejesën e fshehtë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 23 September 2017

Pak ditë pasi postoi një foto me të dashurën e tij në Instagram, të gjithë menduan se Stresi ka ndryshuar, është dashuruar. Por edhe historia e dashurisë paska qenë një film më vete, si ata që ai luan në klipet e tij, por edhe ata të tjerët të jetës reale, që nuk kanë shumë ndryshim nga të parët.

Gjithsesi, Stresi është i dashuruar dhe sot, më shumë se asnjëherë tjetër mund ta kuptojnë të gjithë. I ftuar në Top Magazine, reperi i njohur ka rrëfyer historinë e dashurisë me Kejsin, me të cilën edhe është fejuar në fshehtësi.

Për herë të parë publikisht, Stresi pranoi se lidhja me Kejsin, përgjatë 3 vjetëve, ka kaluar shumë peripeci, megjithatë të dy ia kanë dalë që vazhdojnë të jenë sot bashkë.

-Advertisement-

“Nuk ka qenë e lehtë të vinin deri këtu, e kemi mbajtur shumë të fshehtë lidhjen dhe kemi qenë jashtë gjithë kohës, derisa një person i tretë, pa dashje, i shpërndau fotot dhe ja ku u krye muhabeti…”, tha Stresi për foton me Kejsin, e cila pushtoi rrjetin.

Historia e njohjes është po aq interesante. E ëma e Kejsit, ia kishte besuar të bijës Stresit për ta ruajtur në lagje para tre vjetësh. Kjo, edhe për faktin se Kejsi, siç tregon Stresi, është një vajzë e cila e mban shumë veten dhe bie shumë në sy. Me kalimin e kohës, duke e “ruajtur”, Stresi e dashuroi dhe… ajo gjithashtu.

“Ne shkonin shumë mirë si fqinj, Kejsi është shumë e mbajtur, është vetëm 22 vjeç, unë jam 31, kështu që thashë më mirë të ketë një burrë talent si unë… “

Por në mes ka akoma një qejfmbetje: “Nuk kemi folur më me nënën e saj. Unë jam munduar t’i flas, por ka hatërmbetje prej disa muajsh… Ndoshta ka dëgjuar për të kaluarën time, ndoshta nuk ka shumë besim tek unë, por vajza më do”, thotë Stresi.

Megjithatë, çifti është i vendosur. Ata, madje, edhe janë fejuar në fshehtësi: “Ne jemi fejuar fshehur, askujt nuk ia kemi treguar, nuk na ndalon dot askush…”, thotë ai i vendosur.

Kejsi vazhdon studimet edhe për disa muaj në Kanada dhe pas tyre, ata do të nisen për muajin e mjaltit në Australi.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy