Lajme

Stresi reagon sërish ndaj Ministres Haxhiu: Ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marr me ne, s’të vjen marre

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 08 August 2024

Reperi i njohur shqiptar Stresi, i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar sërish nga arratia. Kësaj radhe, ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke u larë në bregdet.

Megjithatë, reperi nuk ka bërë të ditur se cilës kohë i përket videoja, duke lënë ndjekësit e tij në dilemë për vendndodhjen e tij të saktë.

Stresi është në kërkim nga autoritetet për përfshirjen e tij në një konflikt që ndodhi ditë më parë jashtë një diskoteke në Pejë. Ndërsa reperi vazhdon të sfidojë ligjin, Policia e Kosovës mbetet në ndjekje të tij për të sjellë drejtësinë për incidentin e përfolur

-Advertisement-

Në rrjetet sociale, Stresi ka bërë disa reagime, duke dalë hapur kundër Medi Isenit, personit me të cilin dyshohet se ka pasur probleme gjatë incidentit. Këto postime kanë ndezur më tej spekulimet dhe interesin publik rreth çështjes.

Në reagimin e fundit Stresi ka shkruar duke bërë tag ministren Albulena Haxhiu.

“Nuk më takon me fol per çeshtjet e brendshme te Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marr me ne. Sa njerez rrehen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’te vjen marre.

Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi“, ka shkruar Stresi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera