Lajme

Stresi në sallën e gjyqit hyn i buzëqeshur dhe me dy gishtat lart

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 12 January 2022

Reperi i njohur Stresi është paraqitur në gjykatë për t’u njohur këtë të mërkurë me masën e sigurisë pasi është vënë në pranga pas protestës së 8 Janarit.

Kur ai u fut në sallën e gjyqit, ka tërhequr vëmendjen e mediave me veprimin e tij. Stresi ka ngritur dy gishtat lart dhe shfaqet i buzëqeshur

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për reperin ndërsa për 34 të arrestuarit në lidhje me protestën ka ngritur akuzat e “Shkatërrimit të pronës”,
“Prishjes së qetësisë publike”, “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”.

-Advertisement-

Pritet që seanca e ditës së sotme të zgjasë disa orë për shkak të numrit të madh të të arrestuarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera