Lajme

Stresi i drejtohet Edi Ramës: Dil reago për shokun tonë, çohet Albulena për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 09 August 2024

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar sërish nga arratia përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës.

Vendimet përfshijnë mbajtjen në burg të kolegut të tij, reperit Noizy dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

Stresi, i cili gjithashtu është i kërkuar nga organet e rendit, ka bërë një apel publik kësaj radhe drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij Noizy.

-Advertisement-

Foto: Stresi/InstaStory

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në një postim në InstaStory reperi me origjinë nga Tropoja, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Ky reagim i Stresit vjen pas tensioneve të fundit mes tij dhe autoriteteve, duke theksuar sërish shqetësimet për drejtësinë dhe mënyrën se si po trajtohet rasti i Noizyt. Ndërkohë, çështja e ekstradimit të Noizyt në Kosovë mbetet ende e diskutueshme, me shumë fansa të tij që kërkojnë një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë.

Edi Rama dhe Noizy (Foto: Edi Rama/Instagram)

Arsyeja pse Nozy dhe Stresi gjenden në këtë telash thuhet të jetë një përleshje që ndodhi jashtë një diskoteke në Pejë, ku palët u përfshin në një konflikt me infuluencuesin e rrjeteve sociale, Medi Iseni.

Kjo pasi me një ndjekje të Noizyt nga Policia e Kosovës, shpallje në kërkim të tij dhe Stresi, kërkesës për ekstradim të nënshkruar nga Ministria Haxhiu dhe më pas me arrestimin e Noizyt në Shëngjin para pak ditësh. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera