Rozë

Stresi dëshiron fitoren e Luizit në BBVA

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 27 March 2023

Pak ditë më parë ka mbaruar edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj – Stresi.

Ai qëndroi plot 103 ditë brenda duke fituar kështu 160 mijë euro nga çmimi final që ishte 200 mijë, pasi nga 10 mijë euro u ndanë për katër finalistët.

Pas përfundimit të këtij spektakli, reperi ka filluar menjëherë me koncerte përreth trojeve shqiptare.

-Advertisement-

Artisti së fundmi ka performuar në një klub në Tiranë, gjersa ka kërkuar sërish nga fansat ta përkrahin Luiz Ejllin.

I njëjti interpretoi këngën “Mos u dorëzo”, e cila njëherësh i dedikohej konkurrentit të Big Brother VIP Albania.

VIDEO KËTU

Në një live në TikTok, Stresi foli edhe më parë për artistin shkodran duke shtuar se e meriton dhe se është djalë shembullor.

Luizi ndryshe cilësohet si një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë, që tani e ka dëshmuar me lojën, strategjinë dhe pozitivitetin që ka përcjell. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera