Rozë

Stresi bën për spital reperin MatoLale? Lushaj: Do ta lë muzikën, kush rrihet në Shqipëri mësyjnë shtëpinë time

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 03 June 2020

Shprehja e famshme popullore “më mirë syri sesa nami” më mirë se kushdo duket se gjen vend te reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Ai dhe policia duket se janë të pandashëm dhe paraqitja e tij më e fundit ka qenë dje te komisariati numër 4 në kryeqytet.

Shkak për shoqërimin e Stresit dhe grupit të tij në polici është bërë rrahja e reperit të ri në treg MatoLale dhe një shokut të tij.

-Advertisement-

MatoLale është pjesë e labelit OTR të Noyzit dhe përplasjet e hershme të dy grupeve rivale janë të njohura.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur 3 netë më parë te “Kodra e Priftit”. Shoku i reperit MatoLale ka lëndime të mëdha dhe është në spital.

Ata kanë denoncuar në polici se janë rrahur nga “Bad Boys” që njihet edhe si banda e Stresit.

Ky i fundit me anë të një video live në Instagram ka sqaruar se pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje nga policia ata janë lënë të lirë dhe se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.

Stresi nuk ka kursyer dhe fyerjet dhe sharjet në drejtim të reperit të ri, të cilin thotë se për herë të parë i dëgjon emrin tani.

Stresi: Sa dolëm, na erdhën na morën dhe na verifikuan siç i ka shteti rregullat. Paskan bërë denoncim për ne, me bë denoncim fantazëm nuk kam parë. Nuk e ka fajin as komisariati por njerëzit. Nuk ka faj shteti.

Është rrahur një reper MatoLale para dy netësh, e kanë rrah me një shkokun e vet dhe vinë te shpia dhe më kapin. Nuk i njoh fare, 12 vjet nuk i kam dëgjuar. I kan rrahur dhe bë mut dhe vinë te shtëpia e Arkimedit.

Më denoncojnë kot dhe më nxjerrin pastaj, jo s’ke qenë ti. Duhet me lënë muzikën në çfarë kategorie më kanë futur. Te komisariati jam, i kam me emër dhe mbiemër reperat që më kanë denoncuar kot. Ne jemi bandë shokësh jo bandë e rrezikshme.

Shumë mirë komisariti 4 na mori për sqarim, erdhëm. I kanë rrahur thonë, njëri qenka në spital. Nuk marr përgjegjësi për gjithë Shqipërinë. Është në shprehje: “Ai që të rreh, të don”.Çunat e lagjes në komisariat kot.https://www.instagram.com/tv/CA7vvvmJdf7/?utm_source=ig_web_copy_link

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera