Sport

Strategjia e Realit për t`i larguar ofertat në drejtim të Kovacic

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 07 July 2018

Real Madridi i ka vendosur Kovacicit një çmim prej 100 milionë eurove. Kjo është bërë me qëllimin që të largohet interesimi që klube të ndryshme kanë shfaqur për lojtarin kroat.

Qëllimi i Julen Lopeteguit është të mbajë në ekip mesfushorin 24 vjeçar. Kovacic disa ditë më parë publikisht tha se deshiron të largohet nga Real Madridi sepse ndjen nevojën për të luajtur më shumë minuta.

Ai shpreson që e ardhmja e tij të zgjidhet menjëherë pas Botërorit “Rusia 2018”.

-Advertisement-

Manchester United, Tottenham, Inter, Roma & Juventus janë 5 ekipet e interesuara për kartonin e Kovacic.

Kroati nuk ka qenë startues i rregullt me ​​Zinedine Zidane, por pavarësisht kësaj ai ka luajtur 36 ndeshje të sezonit të kaluar, që nëse konvertohen në minutazh i bie 1823 minuta.

Real Madridi kishte paguar 28 milionë euro për Kovacicin në vitin 2015. Transferimin e tij në Bernabeu e kërkoi Rafa Benítezi, atë vit trajner i Real Madridit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera