Strakosha, “mur” i pakalueshëm për Interin.
Autori: Gazeta inFokus
07:09 | 01 April 2019
Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha u bë pengesa më e vështirë dhe e pakapërcyeshme për futbollistët zikaltër, teksa Interi dështoi të vijonte në gjurmët e suksesit të korrur në derbin e Milanos, për t’u dorëzuar para një goli të hershëm të serbit Milinkoviç-Saviç.
Lazio vinte në “San Siro” me një objektiv të qartë dhe të vetëm: të mos gabonte përballë zikaltërve, pasi në të kundërt do ta shihte veten jashtë zonës së Europës, e ajo e Championsit do të komplikohej edhe më tej.
Interi nga ana tjetër vinte me moral disi të lartë pas triumfit ndaj Milanit në ndeshjen paraardhëse, por problemet e brendshme mes stafit dhe një lojtari në veçanti, argjentinasin Icardi, duket se ndikojnë ende në kampin zikaltër.
Ndeshja në “San Siro” ishte e dyluftuar, me dominimin thuajse absolut të interistëve, por përballë tyre gjendej një fortesë e pathyeshme, që ka shpëtuar portën e tij nga prekja në të paktën 6 raste të pastra.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi mesfushori fantazist, Milinkoviç-Saviç, i cili në minutën e 13 ndoqi me guxim një top të krosuar drejt shtyllës së dytë të portës së mbrojtur nga Handanoviç, e me kokë arriti ta kalonte portierin slloven duke çuar në delir ata pak tifozë bardhekaltër të ardhur nga kryeqyteti italian.
E pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Spalletti në çerekun e fundit të lojës, duke hedhur forca të freskëta në fushë dhe muskujt e Nainngolan, apo edhe shpejtësinë e Candrevës, Interi nuk mundi të barazonte shifrat. Kjo humbje e lë Interin në vendin e tretë, me vetëm 2 pikë para Milanit, me kuqezinjtë që ndiqen nga Lazio me 3 pikë më pak, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

T� tjera
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...

































