Sport

Strakosha: Munda idhullin tim Buffon. S’ka konkurrencë me Berishën

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 18 August 2017

Gjithmonë e më të shumtë janë futbollistët shqiptarë në kampionatin italian, madje roli i tyre po shndërrohet në protagonistë të sukseseve të klubeve ku aktivizohen.

Duhej të kalonin 71 vite që pas Naim Kryeziut, i cili ngriti trofeun e parë me Romën në vitin 1941, që Lorik Cana dhe Thomas Strakosha të ngrinin një tjetër trofe, Kupën e Italisë me Lacion në sezonin 2012-2013.

Plot 4 vite më pas, sërish Thomas Strakosha përsërit suksesin, këtë herë edhe më bindshëm, duke qenë protagonist i finales së Superkupës, mes Lacios dhe Juventusit.

-Advertisement-

Në një intervistë për Top Channel, Thomas Strakosha tregon emocionet e tij.

“Jam shumë i gëzuar që viti filloi me një trofe dhe shumë i lumtur që kisha familjen pranë. Por ky gëzim mbaroi, përgatitemi për objektiva të tjera. Synimi im është të përmirësohem gjithmonë dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat. Në këtë ndeshje isha në fushë me një nga portierët më të mirë në botë, siç është Buffon. Ai është idhulli im, jam i gëzuar që luajta kundër tij dhe fitova. Në fund më përgëzoi për ndeshjen dhe fitoren”, tha Thomas Strakosha.

Ndërkohë, në grumbullimin e ardhshëm të kombëtares, Thomas Strakosha do të ketë një duel në shtëpi me Etrit Berishën, të rikthyer tashmë nga pezullimi, por që në fund do të vendosë trajneri Panucci se cili do të mbetet numri një i portës kuqezi.

“Me Etritin jemi shokë. Më dërgoi edhe mesazh urimi për fitoren. Në Kombëtare s’ka konkurrencë”, shprehet Thomas Strakosha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera