Strakosha larg Lazios, e ardhmja në Premier League

Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 12 March 2021
Thomas Strakosha e ka humbur prej disa muajsh vendin e titullarit në formacionin e Lazios me trajnerin Simone Inzaghi që ia ka besuar portën, veteranit Pepe Reina gjatë kësaj periudhe.
Vetëm 8 ndeshje në këtë sezon, në të cilat ka pësuar 14 gola ndërsa në një takim e ka ruajtur portën të paprekur janë shumë pak për një guardian si kuqeziu, i cili ka qenë një titullar i padiskutueshëm te Lazio, gjatë viteve të fundit. Për këtë arsye Strakosha ka vendosur të ndërrojë ambient në merkaton e verës, madje edhe Lazio është e gatshme ta shesë Strakoshën për të mos e humbur me parametër zero pas një viti pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.
Sipas mediave që qëndrojnë pranë klubit bardhekaltër, dëshira e portierit shqiptar është të transferohet te Borussia e Dortmundit por me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë në Premier League pasi Strakosha pëlqehet shumë nga drejtuesit e West Ham të cilin po përgatitin një ofertë për kartonin e tij. Hammers të cilët e këkruan dhe në janar kuqeziun vlerësojnë reflekset e shkëlqyera të Strakoshës dhe duke patur parasysh edhe marrëdhëniet e mira që kanë Lotiton pas blerjes së Felipe Anderson do ta bëjnë një tentativë për shqiptarin.
Titullar i West Ham është polaku Fabianski, i cili feston 36-vjetorin në prill.Strakosha është 11 vite më i ri dhe shihet si një investim shumë i mirë, që jep garanci për shumë vite. West Ham, që synon të luajë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, do të përgatisë një ofertë në fund të sezonit për Lazion. West Ham, i famshëm për tifozerinë e zjarrtë, mbetet një opsion tundues për 25-vjeçarin.

Të tjera
-
Veliaj shkruan përsëri nga burgu, ka një kërkesë për qytetarët
Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qyt...
-
Rrahmani: Gjuha e Kurtit, tendencë ta përjashtojë opozitën nga mundësia për koalicion
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ë...
-
NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR
Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen po...
-
Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për skenarin e largimit të trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë ...
-
Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për ...
-
Bekim Jashari e kujton Hamzën në ditëlindjen e tij: ‘Kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…’
Bekim Jashari e ka kujtuar sot babin e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij. ...
-
Specialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rasti...
-
Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave
Numërimi i votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës. Prishtina sot deri në...
-
Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve ...
-
Trump e quan diktator Zelenskyn: Më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend
Donald Trump e ka quajtur Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim t...
-
Dakaj: Lajm i mirë që shumë gra do të bëhen deputete pa pasur nevojë për kuotë, ende s’ka mbaruar numërimi i votave
Në një kohë që numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit end...
-
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar ndarjen dhe përdorimin e fon...