Strakosha ka një plan për Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 22 August 2018
Dëshironte të fluturonte dhe fluturoi. Ishte një hedhje në pafundësi. Në minutën e 96-të të Juve-Lazio 1-2, më 14 tetor 2017, lindi përralla e Thomas Strakoshës.
Kështu nis një shkrim i Corriere dello Sport, kushtuar portierit shqiptar të Lazios, pak ditë para përballjes më të rëndësishme të javës së dytë të Serisë A.
Ishte ende një djalosh 22-vjeçar, që donte të bëhej dikush. Priti penalltinë e parë si profesionist. U hodh nga e djathta dhe bllokoi gjuajtjen e Paulo Dybalas. Priti deri në momentin e fundit dhe zgjodhi krahun e duhur. Shpëtoi Lazion, ndyshoi historinë. 15 vite pas fitores së fundit në shtëpinë e Juventusit, Lazio i tha faleminderit Strakoshës.
Sot, Strakosha po përgatitet për një tjetër Juve-Lazio, duke studiuar Ronaldon. Statistikat e CR7 shkojnë përtej shkencës, gjuajtjet e tij janë silurë, madje në 2014 topi i goditur prej tij “fluturoi” me 132 km në orë. Goditjet e lira i ka me efekt zbritës, gjuan gjithmonë 11-metërshat. Të gjithë e dinë se cili është Ronaldo, çfarë është i aftë të bëjë. Kur shënjestron portën, në shumicën e rasteve duhet të mbyllësh sytë dhe të shpresosh… Nuk dihet se çfarë mund të shpikë sërish. Të shtunën, në Torino, pas “thatësisë” në Bentegodi, do ta kërkojë me çdo kusht golin. Strakosha po e studion në Formello dhe vjen i përgatitur me detyrat e shtëpisë, që të jetë gati. Zemra e tij po gufon, transmeton “SS”.
Strakosha u bë i njohur pikërisht në Torino. Dybala e kishte mposhtur në finalen e Superkupës, dy muaj para asaj mrekullie. Më 13 gusht 2017, në “Olimpico”, numri 1 i Lazios u hodh i mposhtur nga e majta, ndërsa më 14 tetor ia kuptoi krahun argjentinasit. Kundërpërgjigjja e portierit shqiptar ishte gatuar në stërvitje: “I kisha përgatitur 11-metërshat me analistin dhe përgatitësin e portierëve Grigioni,” – tregonte atëherë Strakosha.

Të tjera
-
“Kam trokitur në 10 dyer kam thënë që njëra ka me u qel”, – Mësimdhënësja Marie, tregon se si e hapën qendrën për pensionistë në Ferizaj
Në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e pensionistëve të qytetit të F...
-
Muharremi: Rritja e tarifave të rrymës do të shkaktojë një valë të re inflacioni
Statisticienti Shenoll Muharremi ka analizuar trendet e rritjes së energjisë,...
-
Gọditet organizata shqiptare e cila trạfikọi 5 milionë euro drọgë
Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që imp...
-
Financial Times: Fuqitë ushtarake evropiane po duan të zëvendësojnë SHBA-në në NATO, po hartojnë planin
Disa nga fuqitë më të mëdha ushtarake evropiane po hartojnë plan për të marrë...
-
“Rritje e prodhimit të energjisë elektrike”, KEK-u thotë se kishte “rezultate të shkëlqyera” më 2024
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka thënë se ka pasur rezultate të shkë...
-
Nikaj i PDK-së merr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore
Bernard Nikaj i cili është Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë D...
-
Hasani: Draft-statuti i BE-së për Asociacionin nuk ka gjasa të anulohet
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përput...
-
“Oh kur e kum pa nusen tu ardh drejt meje, i mbeti qeizi se djali mu kish vrà” – Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Ajshe Gashi është nëna e dëshmorit të fundit të Malishevës, Mentor Gashi, i c...
-
Përparim Rama prezanton analiza: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroan...
-
Presidenti Begaj uron bektashinjtë në Ditën e Novruzit
Sot shënohet Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komuniteti...
-
Të shtëna masive në New Mexico të SHBA-së: Vritẹn tre të rinj, 14 të plagosụr
Tre persona u vranë dhe 14 u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën sot në...
-
Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bie në provokime, të kujdeset për punët e veta
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë insti...