Sport

Strakosha me ironi ndaj referit: E falënderon për penalltinë

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 29 November 2017

Lazio i humbi dy pikë të vlefshme në luftë për një vend në garat europiane, falë një penalltie që u kontestua ashpër nga lojtarët dhe stafi i klubit.

Akodrimi i 11 metërshit në fund të ndeshjes në favor të Fiorentinës nuk është pritur aspak mirë në kampin e Lacios.

Babakar ndëshkoi Strakoshën dhe ky i fundit nuk nguroi që pas sfidës të bënte ironi me arbitrin.

-Advertisement-

“Faleminderit shumë për penalltinë inekzistente”, ishte shkrimi i Strakoshës në profilin e tij në Instagram.

Strakosha ishte një ndër më të mirët në fushë gjatë kësaj ndeshjeje dhe nëse nuk do të ishte dhënë penalltia, do të kishte qenë mbrëmja e përsosur.

Strakosha kishte ndihmuar Lacion të mbante rezultatin në shifrat 1-0 deri në fund të ndeshjes, kur Fiorentina barazoi gjithçka nga pika e bardhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera