Sport

Strakosha i befason gazetarët italianë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 03 November 2017

Protieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij.

Përkundër faktit se tashmë është titullar i padiskutueshëm dhe këtë sezon Lazios i ka dhuruar disa fitore shumë të rëndësishme me pritjet e tij vendimtare, si ato në Torino dhe Gjenovë, Thomas Strakosha ka thënë se është lodhur duke pësuar gola dhe se ndien se mund të përmirësohet edhe më shumë.

Në fitoren e tetë rresht kundër Nice, 22-vjeçari shqiptar e ruajtur si rrallëherë të paprekur portën e Lazios dhe objektivi i tij është që të pësojë sa më pak.

-Advertisement-

Në një intervistë dhënë përpara kësaj sfide, Strakosha u shfaq kritik me veten e tij, duke i habitur jo pak gazetarët italianë. “Objektivi im është që të mos pësoj gola, jam lodhur duke e nxjerrë topin nga rrjeta pothuajse në çdo ndeshje. Duke llogaritur faktin se shënojmë shumë në çdo takim, nëse nuk pësoj, atëherë me 99 % i fitojmë ndeshjet”, ka thënë ai.

Në 11 ndeshje gjatë këtij sezoni në kampionat, Strakosha është aktivizuar përherë titullar dhe ka pësuar 12 gola, 4 prej të cilëve në ndeshjen kundër Napolit, që është edhe humbja e vetme sezonale për skuadrën “bardhekaltër”. Ndërkohë, në Europa League ai është aktivizuar në të katër ndeshjet dhe ka pësuar vetëm 3 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera