Lajme

Stone Castle Vineyards & Winery Fituese e çmimeve të shumta në USA Spirits & Wine Ratings 2023

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 24 August 2023

Një emër me standarde ndërkombëtare, që shfaq pasionin e vërtetë në prodhimin e verërave dhe pijeve alkoolike me cilësi të shkëlqyeshme – Stone Castle Vineyards & Winery – ka triumfuar deri tani në shumë gara prestigjioze ndërkombëtare. Kësaj radhe, në garën e mirënjohur amerikane të verërave dhe pijeve të forta alkoolike “USA Spirits & Wine Ratings 2023”, përsëri është vlerësuar cilësia dhe krijimtaria e Stone Castle, duke u shpërblyer me çmime “Gold” dhe “Silver”.

Në vitin 2023, Stone Castle Vineyards & Winery ka fituar një seri çmimesh të rëndësishme për verërat dhe pijet alkoolike, ndërsa kësaj radhe në mesin e fituesve është edhe Pinot Grigio, një verë e bardhë e thatë e cila është nderuar me disa çmime:

USA Wine Ratings: Çmimi i Artë

-Advertisement-

White Wine of the Year: Çmimi i Argjendtë

Best in Show by Varietal Category: Çmimi i Argjendtë

Në të njëjtën kohë, Verak 25 vjeçar – një shembull i aftësisë së Stone Castle për të krijuar pije

alkoolike të veçanta dhe me cilësi të lartë – ka arritur të shfaqë vlerën e tij me disa çmime të larta:

USA Spirits Award: Çmimi i Artë

Brandy of the Year: Çmimi i Argjendtë

Kjo është vetëm një përmbledhje e një numri të madh të verërave dhe pijeve alkoolike të cilatStone Castle Vineyards & Winery ka sjellë me sukses në këtë garë prestigjioze. Përveç Pinot Grigio dhe Verak 25 vjeçar, produktet si Gecaj Estate Owner’s Choice, Gecaj Estate Chardonnay, Gecaj Estate Grand Vranç, Shiraz, Sparkling Wine dhe shumë të tjera, kanë triumfuar në kategoritë e ndryshme, duke vërtetuar përkushtimin e palodhur të Stone Castle ndaj krijimit të shijeve të mrekullueshme dhe cilësisë së jashtëzakonshme.

Për gamën e produkteve që shquhet në Stone Castle Vineyards & Winery, një gjë është e sigurt: pasioni për prodhimin e verërave dhe pijeve alkoolike të cilësisë më të lartë është i pandalshëm dhe këtë do ta përjetoni në çdo gotë. Nëse jeni dashamirës i verërave të cilësisë së lartë dhe dëshironi të eksploroni shijen e mrekullueshme të produkteve Stone Castle, ju ftojmë të vizitoni këtë verari të jashtëzakonshme në Rahovec, ku mund të përjetoni një histori të pasur në secilën shishe.

Për të vizituar verarinë Stone Castle dhe për të shijuar magjinë e produkteve, mjafton të shkruani dhe të rezervoni terminin në [email protected]

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera