Stoltenberg parashikon se lufta në Ukrainë përfundon me negociata

Autori: Gazeta inFokus
22:58 | 16 November 2022
“Luftërat janë të rrezikshme, gabimet ndodhin ”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , në kuadër të intervistës së tij për BBC, pas rënies së raketës në kufirin ukrainas-polak.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut nënvizoi se hetimet po vazhdojnë, ndërsa theksoi se Kievi ka çdo të drejtë për vetëmbrojtje.
Në të njëjtën kohë, ai shpjegoi se NATO po përgatitet për lëvizje të tjera të ardhshme përshkallëzuese që mund të shkaktohen nga një aksident, ndërsa theksoi se ekzistojnë kode të veçanta komunikimi mes SHBA-së dhe Rusisë, si dhe NATO-Moskës.
“Ne jemi përgatitur për incidente të tilla prej vitesh në NATO dhe po përpiqemi të sigurojmë që kur diçka e ngjashme ndodh gjatë një lufte situata të mos dalë jashtë kontrollit ”, theksoi Stoltenberg.
“Kjo u sigurua dje pasi ne reaguam me gjakftohtësi ”, shtoi ai. I pyetur për bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, Stoltenberg theksoi se NATO ende e mbështet Kievin, ndërsa u fokusua edhe në vazhdimin e dërgimit të pajisjeve ushtarake.
“Ukraina do të ketë fjalën e fundit ”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm për një marrëveshje të mundshme paqeje, duke theksuar se Ukraina është një shtet i pavarur.
“Duhet të kujtojmë se jemi dëshmitarë të një lufte, në të cilën Rusia ka pushtuar një shtet tjetër ”, tha Stoltenberg.
“Ne të gjithë duam paqe dhe një zgjidhje të negociuar. Por në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë se nëse Rusia dhe Putini e ndalojnë luftën, atëherë edhe Ukraina do të ndalet dhe do të ketë paqe”, shtoi ai.
“Nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, atëherë Ukraina do të pushojë së qeni një shtet i pavarur ”, theksoi Stoltenberg.
“Lufta do të përfundojë me negociatat ”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s./abcnews.al

Të tjera
-
Maqedonci vazhdon takimet në Turqi: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, n...
-
Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë a*mët në brez
Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë...
-
Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Kras...
-
Adriatik Kelmendi: Reagimi qytetar ndaj një shuplake më shumë se për shtrenjtimin e rrymës
Gazetari Adriatik Kelmendi ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet e tepru...
-
Trump: Bisedimet me Iranin po shkojnë mirë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se bisedimet me Iranin për pr...
-
Të dhënat e BE-së: Serbia ndër vendet më të varfra në Evropë
Pavarësisht pretendimeve të shpeshta nga presidenti serb Vuçiq se Serbia ësht...
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
Mira Murati nis revolucionin në inteligjencën artificiale me një financim amb...
-
Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, tre të lënduarit po trajtohen në Emergjencën e Pejës
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një...
-
Vd*es ish-ushtari i UÇK-së, Haxhi Mecini
Ka vdekur ish-pjesëtari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi ...
-
Tubimi i Bernie Sanders në LA tërheq mijëra njerëz për të protestuar kundër Trump: Nuk mund ta lejojmë të ndodhë kjo
Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, tërhoqi një turmë rekord në tubimin e t...
-
Papa Françesku bën vizitë befasuese në sheshin “Shën Pjetri” pas meshës të së dielës
Pas vizitës së paplanifikuar në Santa Maria Maggiore të shtunën, Papa Françes...
-
Blerjet online në Kosovë: Kur çmimi i lirë kushton shumë
Mediat sociale janë bërë treg në Kosovë, por jo të gjithë shitësit janë korre...