Stoltenberg: Nuk ka ndryshim të qëndrimit bërthamor të Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 17 August 2023
NATO nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim te forcat bërthamore të Rusisë, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.
“Ne nuk kemi parë asnjë ndryshim në forcat e tyre bërthamore që do të na nxiste që të ndryshonim forcat tona. Deri më tani, nuk kemi parë asgjë që do të kërkonte që pala jonë të ndërmarrë diçka”, tha Stoltenberg.
Gjatë një konference për media në Arendal të Norvegjisë, Stoltenberg foli edhe për bisedimet e paqes të Ukrainës.
Ai tha se është në dorën e Ukrainës që të vendosë nëse kushtet janë të duhurat për t’iu bashkuar çdo negociate pas nisjes së pushtimit nga Rusia.
“Janë ukrainasit, vetëm ukrainasit që mund të vendosin nëse ka kushte për negociata, kush mund të vendosë gjatë negociatave si dhe cila do të jetë një zgjidhje e pranueshme”, tha Stoltenberg.
Ai theksoi se roli i NATO-s është që të mbështesë Ukrainën.
Deklarata e shefit të NATO-s vjen pasi disa ditë më parë shefi i stafit të tij, Sian Jenssen, deklaroi se Ukraina në fund ndoshta do t’i japë territor Rusisë, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës. Jenssen më vonë deklaroi se i vjen keq për komentet e bëra.
Në samitin e fundit të NATO-s, të mbajtur muajin e kaluar, aleanca tha se do t’i dërgojë ftesë Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës “kur shtetet anëtare të pajtohen se janë plotësuar kushtet”.
Mijëra trupa ukrainase po stërviten nga partnerët perëndimor të Kievit dhe Ukraina varet shumë nga furnizimet me armatime nga Perëndimi në luftën e saj kundër Rusisë. /REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...