Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

Autori: Gazeta inFokus
18:29 | 21 November 2023
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kur u pyet të komentojë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon.
“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, tha Stoltenberg.
Kreu i NATO-s përsëriti mesazhin e aleancës për Rusinë se “duhet të përmbahet nga veprimet agresive ndaj fqinjëve dhe gjithsesi t’i japë fund agresionin ndaj Ukrainës”.
Stoltenberg, i cili arriti në Shkup pas vizitës në Beograd, tha se “siguria e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësi të veçantë për NATO-n” dhe më këtë rast përmendi disa arsyeje që paraqesin “brengosje për aleancën”.
“Në Bosnjë Hercegovinë u paraqiten tensione dhe këtu inkurajoj liderët politikë që të përmbahen nga ndarjet dhe retorika secesioniste, ndërsa përpjekjet e tyre t’i orientojnë drejt pajtimit dhe të ardhmes paqësore”, tha kreu i NATO-s.
Në këtë kuadër, Stoltenberg foli edhe për zhvillimet në Kosovë, duke theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Në Kosovë kohë më parë pamë incidente me dhunë serioze që përfshinte edhe sulme të papranueshme ndaj trupave paqësore të KFOR-it dhe ata që e bënë këtë duhet të përgjigjen. Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë me dialogun që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, pasi është mënyra e vetme drejt zgjidhjes e cila do të respektonte të drejtat e të gjitha bashkësive etnike”, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore.
Ai foli edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut në sigurinë rajonale, miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese për integrimin në Bashkimin Evropian.
Këtë mesazh ai ua përcolli edhe deputetëve në një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërkohë tha se institucionet do të bëjnë gjithçka për sigurinë rajonale, por edhe për arritjen e integrimit evropian si “rruga më e mirë e mundshme për të ardhmen e vendit”.
“Siguria rajonale është më rëndësi si asnjëherë më parë, andaj prioritet i yni mbetet integrimit evropian, para se gjithash i Maqedonisë së Veriut, por edhe i rajonit. Nuk duhet të kemi pengesa në këtë rrugë dhe do të bëjmë gjithçka të mundur që të bëjmë këtë rrugë deri në fund, deri në anëtarësimin tonë në BE, deri në vitin 2030”, deklaroi Kovaçevski.
Kryeministri maqedonas tha se angazhimi për paqen, sigurinë dhe perspektivën e qytetarëve “nuk mundet dhe nuk guxon të pengohet nga kalkulimet politike të politikanëve destruktivë”.
Paraprakisht, Stoltenberg ka qëndruar në Sarajevë dhe Prishtinë. Shefi i NATO-s do ta përmbyllë turneun ballkanik me një takim të mërkurë në Shkup me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviq, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob./rel

Të tjera
-
Shumë kompani kundërshtojnë tregun e lirë energjetik
Rreth mijëra bizneseve obligohen të kalojnë në tregun e lirë të energjisë nga...
-
Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë bëhet me asfalt dhe shenjëzim të ri
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rruga “Adem R...
-
Guri: Peci nesër duhet të jetë në burg, jo në Kuvend
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka thënë se ...
-
Aksion i madh i Antidrogës në Prishtinë
Aksion i madh i Antidrogës është duke u zhvilluar në Çagllavicë. Burime të...
-
Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
Pjesëtarët e policisë së Kosovës që përfundojnë karrierën në këtë institucion...
-
“Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba”, mesazhet e rusit që kërcënoi Aeroportin në Rinas
Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të a...
-
Kuvendi i pakonstituuar jep paga për deputetët, “të vjetërit” i kanë marrë, të rinjtë jo, shoqëria civile kundërshton
9 shkurti është data kur qytetarët votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyr...
-
Mehmetaj e qet krejt kontratën 60 milionëshe të Faton Pecit, dyshohet për shkelje të rënda ligjore
Gazetari Lirim Mehmetaj raportoi dje ekskluzivisht për një rast të dyshuar ko...
-
Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format, MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve
Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa ...
-
Zelenskiy në Pragë thotë se armëpushimi mund të vendoset në çdo moment
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se një armëpushim me Ru...
-
Aksidenti në Kroaci, shefi i zjarrfikësve: Skenat ishin kaotike
Skenat pas aksidentit në Kroaci mes autobusit dhe një veture ku mbetën të vde...
-
Osmani: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Kosovës nga shteti mik i Bruneit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetëror...