Stoltenberg: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 14 November 2022
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapaciteti ushtarak i Rusisë nuk duhet të nënvlerësohet, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai e vlerësoi “guximin e jashtëzakonshëm” të forcave të Ukrainës, të cilat rikthyen kontrollin mbi rajonin e Hersonit, dhe tha se mbështetja ndërkombëtare për Kievin duhet të vazhdojë.
“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllim i [presidentit rus, Vladimir] Putin është ta lërë Ukrainën në të ftohtë dhe në terr këtë dimër”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Hagë.
“Ne nuk duhet të bëjmë gabim dhe ta nënvlerësojmë Rusinë”, tha ai, duke shtuar se forcat ruse “kanë kapacitete të konsiderueshme”, si dhe “një numër të madh trupash”.
Tërheqja e Moskës nga Hersoni “dëshmon guximin e jashtëzakonshëm të forcave të armatosura të Ukrainës”, por tregon edhe “mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën”, tha shefi i NATO-s.
Ushtria ruse mori kontrollin e Hersonit shumë shpejt pasi nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.
Pas disa referendumeve të paligjshme që mbajti në shtator, Rusia e aneksoi atë, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase.
Por, javëve të fundit, Ukraina shënoi fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion.
Ato u tërhoqën të premten nga Hersoni, ku më pas hynë trupat ukrainase.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Hersonit, pas largimit të forcave ruse.
Stoltenberg tha se forcat ruse “kanë dëshmuar brutalitet ekstrem”.
“Keni parë skena të tmerrshme nga territoret e çliruara dhe sulme pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike”, u tha Stoltenberg gazetarëve.
Nuk është e qartë nëse ai iu referua Hersonit në mënyrë specifike./REL

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...