Stoltenberg: Mandati i KFOR-it i pathyeshëm, do bëjmë gjithçka për ofruar siguri në veri
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 20 June 2023
Përshkallëzimi i tensioneve mes Kosovës e Serbisë ka qenë në fokusin e takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
“Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit të OKB-së është i pathyeshëm”, tha shefi i aleancës më të madhe ushtarake të globit.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që mjedisi atje të jetë i sigurt dhe do t’u japim të gjithë të përfshirëve të njëjtin nivel sigurie. Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, por do te vazhdojmë dialogun e nisur nga BE”, tha Stoltenberg.
Vetëm një ditë më parë, kreu i KFOR-it, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të heqin dorë nga retorikat e kota dhe t`i kthehen bisedimeve.
“I bëj thirrje të dyja palëve të shmangin retorikën e panevojshme dhe ta përballojnë këtë sfidë duke u kthyer në tryezën e negociatave, e cila është mënyra e vetme për të zgjidhur situatën”, deklaroi ai.
Edhe Brukseli pret “hapa të prekshëm” nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për të reduktuar përshkallëzimin në Kosovë. Të hënën, zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ende nuk e kanë konfirmuar mbërritjen e tyre në Bruksel për “takimin e krizës”, në të cilin Borrell i ftoi për të gjetur një zgjidhje për krizën e fundit në veri të Kosovës dhe diskutojnë zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Peter Stano përmendi dy takime të ardhshme, duke përfshirë samitin e BE-së më 29-30 qershor, ku vendet anëtare të BE-së mund të diskutojnë masat kundër të dy palëve nëse nuk arrijnë të bashkëpunojnë.
Të tjera
-
Jeta Rafuna pas tubimit zgjedhor në Llap: Aty ku ndihem si në shtëpinë time
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...
-
Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sụlmi i qenit, reagon Policia
Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga ...
-
Podujeva mirëpret me një takim madhështor 11-shin e LDK’së, Xhafer Gashin
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, k...
-
William Walker me dedikim edhe për Besnik Tahirin: Do ta ruaj si frymëzim dhe tregim autentik të lirisë
Besnik Tahiri, kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka t...
-
Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital nga një grua që kishte gënjyer për 9 muaj se ishte shtatzënë, prindërit përjetojnë tmerrin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, k...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Ka qenë e qartë se Thaçi ishte i lidhur me të gjitha çështjet politike
Ish-këshilltari i UNMIK-ut në Kosovë, Hansjeorg Strohmeyer, gjatë dëshmisë së...
-
Ndahet nga jeta gazetarja ukrainase që po jetonte së bashku me djalin në Prishtinë
Është ndarë nga jeta gazetarja nga Ukraina, Olga Priadko në moshën 51 vjeçare...
-
“Mes njerëzve të mrekullueshëm të Rezallës”, Dervishaj thotë se ky vend do të rritet e zhvillohet
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Ndalohet një veturë në Leposaviq, dyshohet se kaloi kufirin nëpër rrugët ilegale
Njësiti policor gjatë patrullimit në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa...
-
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sụlm kardiak, vdẹs një person në Suharekë
Një person derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor gjatë rru...
-
Raporti 24 orësh i Policisë: Shqiptohen afër 1700 gjoba, arrestohen 17 persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se...
-
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznes...