Stoltenberg: Kundërofensiva ukrainase po përparon

Autori: Gazeta inFokus
20:44 | 07 September 2023
Forcat ukrainase kanë qenë në gjendje që të thyejnë mbrojtjen ruse dhe kanë bërë përparim në kundërofensivën e tyre ndaj trupave të Moskës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ukrainasit gradualisht po fitojnë terren dhe kjo dëshmon rëndësinë e mbështetjes sonë, por edhe të aftësisë dhe vullnetit tonë për të vazhduar mbështetjen”, tha Stoltenberg para ligjvënësve të Bashkimit Evropian.
“Këto janë luftime të ashpra, të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë vijën e mbrojtjes së forcave ruse dhe po lëvizin përpara”.
Në ditët e fundit, Ukraina ka pretenduar se ka thyer vijat mbrojtëse të Rusisë gjatë kundërofensivës në jug të shtetit.
Ukraina ka pranuar dërgesa me armë perëndimore nga shtetet e NATO-s, përfshirë tanke luftarake dhe makina të blinduara për ta ndihmuar atë në luftime.
Por, Kievi e ka pranuar se kundërofensiva e nisur para tre muajsh ka qenë më e ngadalshme sesa ka shprehur fillimisht.
Trupat ukrainase raportohet se kanë intensifikuar sulmet në shkallë më të vogël, pasi sulmet në shkallë më të gjerë kanë hasur në vështirësi për shkak të minave tokësore të vendosura nga rusët.
Pushtimi rus i Ukrainës ka rigjallëruar aleancën ushtarake të NATO-s, e cila ka shtuar numrin e forcave të saj në krahun lindor./REL

Të tjera
-
Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi
Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama mbajti fjalimin e fitores gjatë ditës s...
-
Berisha: S’kam shpresë që do të zgjidhet diçka të presidentja
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është shprehur sk...
-
Muharremi: Rënie drastike në Trust në muajt e fundit, duhet të kuptojmë çfarë po ndodhë?
Analisti Shenoll Muharremi ka alarmuar pasi Gazeta Infokus të mërkurën publik...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, PS kryeson me mbi 65 mijë vota
Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me vota...
-
Detaje të reja nga aksidenti tragjik ku humbi jetën një 32-vjeçare
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:00 në k...
-
Ky është kosovari që zgjidhet kryetar komune në një qytet në Texas
Gino Mulliqi, me prejardhje nga Kosova, është zgjedhur kryetar i komunës në q...
-
Samiti në Tiranë, zbulohet agjenda e plotë – Disa prej liderëve mbërrijnë sot
Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i ci...
-
Raporti i PK’së: Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë dhe mbi 50 aksidente trafiku
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësa...
-
Zbardhen “5 urdhërat” që Trump i dha presidentit të përkohshëm të Sirisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një takim historik...
-
Kryeministri britanik viziton sot Tiranën, pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ndodhet sot për një vizitë z...
-
Hamiti: Me Qeverinë Kurti Kosova është larg proceseve integruese, imazhi i vendit është dëmtuar
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka fajësuar Qeverinë në detyrë ...
-
Muharremi alarmon pas publikimit të Infokus, ngre shqetësim për “avullimin” e mbi 100 mijë kontributeve pensionale dhe të dhënave të tregut të punës
Gazeta Infokus dje ka publikuar një artikull ku tregon se në Kosovë që në mua...