Lajme

Stoltenberg: Intervenimi i NATO-s ishte i domosdoshëm për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 04 April 2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për bombardimet në Serbi gjatë luftës së Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se i kupton kujtimet e Serbisë që janë ende të dhimbshme për shkak të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe për shkak të civilëve që kanë humbur jetën si pasojë e këtyre bombardimeve mirëpo, ai ka thënë se ajo çfarë ka bërë NATO-ja në atë kohë, ka qenë e domosdoshme për Kosovën dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë banorëve në Kosovë, përfshirë këtu edhe serbët e Kosovës.

“Nuk bëj gabime, sigurisht që gjithnjë u përpoqëm të nxjerrim mësime nga e kaluara, nga misionet dhe operacionet tona”, tha Stoltenberg në një intervistë me Radiotelevalin Publik të Çekisë me rastin e 70-vjetorit të themelimit të NATO, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

I pyetur për gabimet e bëra nga aleatët perëndimorë gjatë shtatë dekadave të kaluara të ekzistencës së Paktit, për shembull, bombardimet e Serbisë që po sfidohen ende, Stoltenberg tha se kur bëhet fjalë për Ballkanin, NATO-ja duhet të ndihmojë për t’i dhënë fund dy luftërat.

“Lufta e parë në Bosnjë e Hercegovinë, ku ne ishim dëshmitarë të mizorive dhe masakrës së Srebrenicës, dhe pastaj pamë dhunë kundër civilëve në Kosovë. Për të ndihmuar në përfundimin e kësaj dhune dhe vrasjen e civilëve, që nga atëherë NATO-ja ka qenë në Kosovë dhe po ndihmon për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë banorëve, duke përfshirë serbët”, deklaroi Stoltenberg.

Duke folur për fëmijërinë në Beograd, Jens Stoltenberg tha se kishte marrëdhënie të ngushta me Serbinë dhe të gjithë ish-Jugosllavinë dhe se të gjitha kujtimet e mira dhe miqtë e lidhin atë me Serbinë dhe se sipas tij, kjo është arsyeja pse ai disa herë ka vizituar shtetin serb.

“Gjatë bombardimeve, më kujtohet, kam biseduar me miqtë e mi që jetuan në Beograd dhe në pjesë të tjera të Serbisë. Mendoj se është e rëndësishme të zbulojmë drejtpërdrejt nga njerëzit e prekur nga kjo dhe të dëgjojmë se çfarë mendojnë ata dhe kjo nuk ishte e lehtë”, tha ai, transmeton më tutje lajmi.net.

“Unë e kuptoj se kujtimet e operacionit të NATO-s në Serbi në vitin 1999 janë akoma të dhimbshme, por duhet të kemi parasysh se qëllimi i pranisë së NATO-s ishte mbrojtja e jetës dhe parandalimi i dhunës kundër popullatës civile. Ajo ishte një tragjedi dhe kam shprehur ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur më të afërmi në të dy anët e konfliktit”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerësoi se gjëja më e rëndësishme që NATO ka arritur gjatë ekzistencës së saj është ruajtja e paqes, pasi njerëzit që themeluan NATO-n kanë mbijetuar dy luftëra botërore dhe qëllimi i tyre kryesor nuk ishte kurrë të përsëriste një gjë të tillë përsëri.

“Në fund të Luftës së Ftohtë, NATO-ja kishte vetëm 16 anëtarë, tani jemi 29 dhe së shpejti së shpejti do të jetë edhe Maqedonia Veriore që do të bashkohet dhe suksesi më i madh i Aleancës ishte se ajo arriti të ruante paqen dhe e bëri atë një aleat të besueshëm në mbrojtjen efektive. Arsyeja pse duam të jemi të fortë dhe investimi në forcat tona të armatosura nuk është një përpjekje për të provokuar një konflikt, por për t’iu përgjigjur konflikteve”, tha Stoltenberg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera