Stoltenberg: I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus
16:42 | 20 November 2023
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është kënaqësi që të jetë sërish në Prishtinë dhe të takohet me presidenten Osmani.
“Kënaqësi të jem përsëri në Prishtinë dhe të takohem përsëri me ju pas takimit në Bruksel. Sapo patëm një diskutim të rëndësishëm për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veriun e Kosovës që ngriti shqetësime të një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor”, tha Stoltenberg.
Ai tha se sulmet janë të papranueshme.
“Personat përgjegjës duhet të mbahen për përgjegjës. NATO ka reaguar me shpejtësi, kemi sjellë 1000 shtesë trupa në Kosovë, kemi dërguar armatime të rënda, kemi rritur patrullimet në veri”, tha ai.
“Do të bëjmë atë që është e nevojshme të mbajmë një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë. Stabiliteti në rajon vendoset nga të gjitha anët që duhet të zgjedhin diplomacinë mbi dhunën dhe t’i nderojnë zotimet ekzistuese”, tha Stoltenberg.
“Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO-s… NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai.
Ai e falënderoi Osmanin për “mirëpritjen dhe takimin shumë konstruktiv”.

T� tjera
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...



































