Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten “krahëhapur” në NATO

Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 28 April 2022
Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat në Bruksel. Ata folën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë duke thënë se janë të mirëpritura nëse vendosin të aplikojnë, sipas The Guardian.
“Natyrisht, i takon Finlandës dhe Suedisë të vendosin nëse do të dëshironin të aplikonin për anëtarësim në NATO. Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të priten me krahëhapur nga NATO. Finlanda dhe Suedia janë partnerët tanë më të ngushtë,” tha Stoltenberg.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme dhe do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për zbatimin e paketave aktuale të sanksioneve në mënyrën më të mirë dhe më efektive,” theksoi Metsola.
Finlanda dhe Suedia do të aplikojnë në muajin Maj për t’u anëtarësuar në NATO. Vendet nordike kishin zgjedhur të qëndronin jashtë aleancës ushtarake, edhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Por sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës, ka detyruar Suedinë dhe Finlandën që të shqyrtojnë pozicionin e tyre dhe nëse statusi neutral ushtarak është ende mënyra e duhur për të garantuar sigurinë kombëtare. /abcnews.al
Të tjera
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarë i ka ndodhur kryetarit të KOK-ut në Japoni
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...
-
Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, prandaj ambasadat janë plot me aplikime
Kryetari i PDK-së, Memli Kasniqi, me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë mbajtur ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë....
-
Reagon fuqishëm Klitschko pasi që u citua “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”,
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën ...
-
Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital
Një përleshje fizike mes disa personave ka rezultuar në lëndimin e dy prej ty...
-
Ministri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë
Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë ka njoftuar se ka biseduar me një ekspe...
-
E rëndë/ Nxirren trupat e dy të miturve që u mbytën në liqen
Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e ...