Lajme

Stoltenberg dënon sulmin kundër centralit bërthamor

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 04 March 2022

Ministrat e Jashtëm Perëndimorë janë duke u mbledhur në Bruksel për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.

Duke folur teksa mirëpriti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë granatimin e një termocentrali bërthamor, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zaporizhzhia – centrali bërthamor më i madh në Evropë – është tani nën kontrollin rus.

-Advertisement-

“Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe brenda natës kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, ka thënë Stoltenberg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera