Sport

Stoke i vë kusht Liverpoolit për Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 07 July 2018

Stoke City mund t’i kërkojë Liverpoolit t’ia huazojë një lojtarë në kuadër të marrëveshjes për transferimin e Xherdan Shaqirit në “Anfield”.

Liverpooli mbetet favorit për ta blerë Shaqirin, klauzola e tij prej 15 milionë euro u aktivizua menjëherë pasi Stoke ra nga Premierliga.

Kosovari 26-vjeçar vlen shumë më shumë se 15 milionë euro pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës për Zvicrën, ndërsa Stoke mund t’i rikuperojë disa prej të hyrave të humbura duke kërkuar ta huazojë një lojtar nga Liverpooli.

-Advertisement-

Trajneri i Stoke, Gary Rowett i dëshiron dy anësorë dhe një qendërmbrojtës në përpjekjet e tij për ta rindërtuar skuadrën.

Ndërkohë, besohet se edhe Manchester Unitedi është duke e konsideruar Shaqirin, edhe pse Liverpooli është favoriti kryesor deri tani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera