Lajme

Stojanoviqi largohet nga RYCO-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 10 March 2023

Jagos Stojanoviq nuk është më përfaqësues i Serbisë në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), zyrë kjo e themeluar me iniciativë të Bashkimit Evropian, pasi u fotografua me një baner me hartën e Kosovës mbi ngjyrat e Serbisë e me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Krenare Gashi që udhëheq me zyrën e RYCO-s në Kosovë.

Sipas Gashit, veprimi i Stojanoviqit, që ndodhi për herë të parë që nga themelimi i këtij institucioni në Samitin e BE-së, nxiti gjuhë të urrejtjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera