Lajme

Stojanoski: PSP ka harxhuar 4 milionë euro për përndjekje të funksionarëve të OBRM-PDUKM-së

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 29 July 2017

“PSP deri tani ka harxhuar katër milionë euro para të popullit për përndjekje politike të funksionarëve të OBRM-PDUKM-së, dhe nuk kanë dhënë raport për çfarë nevoja i kanë harxhuar të hollat tjera të qytetarëve”, tha sot në konferencë për shtyp, Bojan Stojanoski nga OBRM-PDUKM.

Ai shtoi se PSP-ja me këtë buxhet prej katër milionë eurove, ka arritur të adoptojë ushtarë partiakë të LSDM-së, nipa dhe kushëri.

“Para disa ditëve PSP në mënyrë të turpshme hapi shpallje për punësim të 30 personave. Kjo do të thotë se PSP me konkursin e ri do të vazhdojë me praktikën që të adoptojë anëtarë dhe simpatizantë të LSDM-së dhe të financojë pagat e tyre astronomike”, tha Stojanoski.

-Advertisement-

Sipas tij, për të tretën ditë me radhë LSDM-ja hesht për konkursin e ri të PSP-së dhe nuk tregon nëse do të punësohen, nipa të Zaevit, aktivistë ose funksionarë të LSDM-së.

Ai kërkoi nga PSP-ja që të tregojë transparencë, duke thënë se qytetarët i kanë lexuar planet e tyre./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera