Stili i veçantë i veshjeve të Beyonce
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 16 June 2017
Veshjet e Beyonce realizohen në formën e body-it, të qëndisur, nga modelet me fantazi shumëngjyrëshe dhe janë një stil që mund të kopjohet pa frikë nga tapeti i kuq.
Stili i Beyonce është i vetmi dhe janë të shumta veshjet e “Mbretëreshës Bey”, që mund të kopjohen nga tapeti i kuq deri në performancat në skenë, të cilat kanë krijuar tendencë vit pas viti.
Këngëtarja ka veshur në të gjitha rastet krijime ëndrrash, nga fustanet e firmave më të njohura të luksit në nivel botëror deri tek veshjet e koncerteve gjithmonë e më ekstravagantë dhe në modë.
Beyonce, e lindur në 1981, është një nga këngëtaret më të famshme në botë, në 2017 është renditur në vendin e dytë sipas Forbes, nga yjet që kanë fituar më shumë falë albumit Lemonade dhe turit “Formation World Tour”, shkruan revista italiane “Pour femme”.
Siç shumë e dinë, karriera e saj filloi me grupin Destiny’s Child, të cilin e la për të vazhduar karrierën si soliste më 2013 duke fituar shumë çmime ndërkombëtare mes të cilëve ato në Grammy Awards.
Pikërisht në skenën e koncerteve të saj e kemi parë me veshje të guximshme: veshjet e saj realizohen mbi të gjitha në formën e body-it, të qëndisur, nga modelet me fantazi shumëngjyrëshe të Versace tek ato të Tom Ford, të mbushur me gurë të shkëlqyeshëm, por kujtojmë se në raste të tjera si tek Festivali Coachella, Mbretëresha Bey interpretoi me kostume low cost, si ato të firmës Topshop.
Veshjet e Beyonce për tapetin e kuq janë gjithashtu intriguese, shpesh vitet e fundit kanë qenë fustanet në ngjyrë nudë, më të preferuarat e yjeve. Një nga më të përfolurit është fustani i Givenchy i veshur nga Beyonce në Met Gala 2015, një krijim në tyl transparent, i qëndisur me gurë.
Givenchy është kujdesur dhe për veshje të tjera të këngëtares, duke u fokusuar më shumë në ato në formë sirene. Në MTV Music Awards 2016 Beyonce kishte veshur një fustan me gurë të Francesco Scognamiglio me jakë të lartë, një nga më të çmuarit të realizuar për yjet.
Veshjet e Beyonce shtatzënë janë ndër më të përfolurit të 2017. Ajo dëshiroi të jepte lajmin e shtatzënisë së saj me disa foto karakteristike të shpërndara në Instagram, ku shfaqej me vajzën e saj Blue Ivy. Beyonce është në pritje të dy binjakëve.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...