Rozë

Me stil si Lori

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 06 November 2017

Sezoni vjeshtë-dimër 2017-2018 vjen me mjaft risi në fushën e modës, ku rikthehen pellushët dhe trikot e gjata. Lori Hoxha, blogere mjaft e njohur në Instagram për sa i përket stilit dhe kombinimeve e sjell më së miri këtë trend të ri.

Në një seri fotosh të postuar në profilin e saj në Instagram, Lori shfaqet me një kombinim perfekt për stinën. Peliçet janë rikthyer sërish fuqishëm dhe mund të kombinohen qoftë me xhinse, qoftë me pantallona.

Blogerja vjen me një kombinim të peliçes ngjyrë rozë, me xhinsedhe taka të larta, shoqëruar si aksesor me çantën J’Adior dhe syzet metal në formë zemre. Një dimër perfekt!

-Advertisement-

Ndërsa në të tjera foto, Lori na sjell sezonin e vjeshtës, sërish me xhinset e grisura, që moda nuk u ikën kurrë, por këtë vit me bel të lartë, dhe një triko maxi size. Një stil perfekt për këtë vjeshtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera