Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin për uljen e çmimit të energjisë
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 23 May 2022
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve kosovare, për lirimin e çmimit të energjisë.
Stavileci ka thënë që sot ndajmë shqetësimin e përbashkët me të gjithë qytetarëve e Kosovës në lidhje me krizat e reja që po synon t’i shkaktojë pushteti aktual, nga njëra anë me mosdijen dhe moskompetencën e tij, dhe nga ana tjetër nëpërmjet pazareve dhe njerëzve të vet të instaluar nëpër ndërmarrjet publike.
“Keqmenaxhimi i qeverisë po vazhdon. Nga dështimi në parandalimin e futjes së vendit nëpër kriza të njëpasnjëshme kjo qeveri me vetëdije të plotë dhe në mungesë të vizionit po rrëshqet në kriza të reja me fajin e vet, për shkak të të injorancës dhe arrogancës së vet, e fatkeqësisht, pandershëm, në llogari të qytetarëve të pafajshëm. Fitorja e qytetarëve të vendit tonë në realizimin e dy të drejtave elementare të tyre, atë të sigurisë së furnizimit dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve, e cila u realizua me vendimin e gjykatave për mos-shtrenjtimin e rrymës, sot po rrezikohet pikërisht nga pushteti i cili ua shtrenjtoj rrymën në mënyrë të padrejtë, të paarsyeshme dhe të kundërligjshme.”, ka thënë Stavileci.
Më tej, ai ka potencuar se ka një tendencë të hapur për shpërfillje të shtetit ligjor, sepse pushteti aktual është duke suspenduar sistemin ligjor të vendit me mosbindje dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatave.
“Është tepër shqetësuese që kjo Qeveri dhe ky pushtet po përpiqen t’i ikin zbatimit të plotë të vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për pezullim të vendimit të kundërligjshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e çmimit të energjisë mbi 100 përqind për 450 mijë familje kosovare.”, ka thënë Stavileci.
Sipas anëtarësit të Kryesisë të PDK-së, paralajmërimet për reduktime në kohën kur kemi prodhim të mjaftueshëm, janë edhe një përpjekje e re e pushtetit për ta mbuluar keqmenaxhimin, krejtësisht identike me paralajmërimet për shtrenjtim për shkak të importit, i cili siç u vërtetua ishte nën vlerën prej 1% në tre muajt paraprakë.
“Përsëri, me konstruktivitetin më të lartë të mundshëm, kërkojmë që të zbatohet vendimi, që të kthehet ligjshmëria dhe të mos inskenohen situata të paqena krize duke paralajmëruar reduktime. Që nga fillimi i kësaj krize kur kemi paralajmëruar dhe rekomanduar qeverinë e deri më sot kur përsëri po e paralajmërojmë, i bëjmë thirrje që ta menaxhojë situatën, duke garantuar dy gjërat themelore për qytetarët: Sigurinë e furnizimit dhe çmimet e përballueshme, dhe jo duke inskenuar e prodhuar kriza të reja.”, ka përfunduar ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...