Lajme

Statusi juridik i zjarrfikësve drejtë zgjidhjes

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 08 March 2018

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësues nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, ku u diskutua për mbarëvajtjen, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballën zjarrfikësit e Kosovës si shërbim emergjent i domosdoshëm.

Ministri Sefaj vuri në dukje rolin për misionin human që kanë dhe punën që bëjnë në shërbim të qytetarëve.

Sipas një komunikate të MPB-së, në këtë takim u diskutua për nevojat dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit për përmbushjen e misionit të tyre.

-Advertisement-

Ministri Sefaj rikonfirmoi mbështetjen e tij për këtë institucion të sigurisë dhe theksoi se është duke u angazhuar për zgjidhjen e statusit juridik të tyre, me qëllim që në të ardhmen zjarrfikësit të menaxhohen nga Agjencia për Menaxhim Emergjent./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera