“Statusi i strukturave paralele të zgjidhet në Bruksel”, BE: Besojmë në fuqinë e dialogut, palët të tregohen konstruktive

Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 16 January 2025
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për konstruktivitet në dialog.
Kjo vjen pas deklaratës së djeshme të BE-së referuar mbylljes së strukturave paralele në dhjetë komuna të vendit.
BE-ja gjatë ditës së djeshme ka thënë se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut. E zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper gjatë ditës së sotme në një konferencë për mediave ka përsëritur se për Bashkimin Evropian, dialogu mbetet parësor.
“Ne gjithmonë besojmë në fuqinë e dialogut, kjo është parësore dhe e domosdoshme dhe kjo është pse bëjmë përpjekje për këtë dhe arsyeja pse kërkojmë nga të gjitha palët që ta bëjnë këtë. E keni parë deklaratën tonë, dhe atë çka është thënë më parë. Është e rëndësishme që ta vazhdojmë dialogun në mënyrë konstruktive”, tha Hipper.
Pas deklaratë së djeshme të BE-së, reagoi Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i cili i është përgjigjur Bashkimit Evropian me tri qartësime sa i përket aksionit të Policisë së Kosovës në mbylljen e strukturave paralele në disa rajone të mërkurën.
Bajrami ka sqaruar se ato struktura ishin ilegale të drejtuara nga Serbia, se s’ka marrëveshje mbi ato dhe që aksioni nuk nxiti tensione.
“Për sqarim: Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë; ato ishin struktura ilegale të drejtuara nga Serbia. Nuk ka asnjë marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave. Sot, operacioni i Policisë së Kosovës nuk shkaktoi tensione”, ka shkruar Bajrami në platformën X.
Kujtojmë se gjatë një operacioni policor të mërkurën janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.
Aksioni për mbylljen e komunave paralele është kryer në dhjetë komuna të vendit. Ai u dënua nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe ambasadat tjera të akredituara në vend.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...