Lajme

Statovci: Të jemi shumë më vigjilentë në ruajtjen e paqes në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 23 April 2022

Deputetja e VV-së, Jeta Statovci, ka komentuar rezultatet e sondazhit IPSOS, nga i cili u konstatua se 35% e serbëve janë pro integrimeve evropiane ndërsa 44% janë kundër. Statovci konsideron se kjo nënkupton se Kosova është e kufizuar me një shtet anti-evropë.

Sipas saj, integrimet e Ballkanit perëndimor në politikat e BE-së, kanë pësuar dëmtim serioz si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Mund të themi se integrimet e Ballkanit perëndimor në familjen politike të BE-së, kanë pësuar dëmtim serioz pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Një zhvillim i tillë nuk është në favor të demokratizimit të rajonit tonë, madje përkundrazi. Nga kjo i bie që Kosova të jetë e kufizuar me një shtet anti-evropë, e të orientuar përherë e më fuqishëm kah Rusia”, ka shkruar deputetja Statovci në Facebook.

-Advertisement-

Ajo ka bërë thirrje që të rritet vigjilenca në raport me ruajtjen e paqes në Ballkan.

“Duket se viti 2022, do të na bëjë të jemi shumë më vigjilentë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe rrugës së demokratizimit, përderisa shteti ynë është në linjë me politikat e shteteve evropiane e demokratike”, tha Statovci.

Shkrimi i saj i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera