Statistika shqetësuese/ Mbi 100 mijë kosovarë jetojnë me ndihma sociale
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 06 December 2021
2 mijë e 807 familje kanë bërë kërkesë këtë vit që të përfitojnë ndihmë sociale nga shteti i Kosovës.
Numri i kërkesave është rritur krahasuar me vitin e kaluar.
Në vitin 2020, një kërkesë të tillë për ndihmë nga shteti e kishin bërë kërkesë 2 mijë e 494 familje.
Shqetësuese/ Afër 3 mijë familje kanë bërë kërkesë për ndihmë sociale këtë vit
E në total, numri i familjeve që janë përfitues të ndihmës sociale është 25 mijë e 681 me gjithsej 102 mijë e 19 anëtarë.
Këtë e kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Mirëqenies Sociale.
“Familje që kanë parashtruar kërkesë për ndihmë sociale për vitin 2020 janë 2494 në nivel vendi, ndërsa familje që kanë aplikuar për ndihmë sociale ne vitin 2021 janë 2807. Aktualisht familje që janë duke përfituar ndihmë sociale në nivel vendi janë 25,681, ndërsa anëtarë janë 102,019”.
Sipas këtij dikasteri, familjet që përfitojnë ndihmë sociale, numri më i madh i tyre është në kategorinë e parë.
“Bazuar në ligjin e Skemës së Ndihmës Sociale lëndët duhet të shqyrtohen në afatin kohor brenda 45 ditëve nga dita që ka parashtruar kërkesë familja për ndihmë sociale. Ky është një proces i vazhdueshëm dhe ndryshon nga muaji në muaj. Familjet që përfitojnë ndihmë sociale, numri më i madh i tyre është në kategorinë e parë”.
E në ligjin për Skemën Sociale të Kosovës kategoria e parë përfshinë këta persona:
“Kategoria e parë: Familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur sipas përkufizimit të dhënë në nenin 2, pikën 7 të këtij ligji dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar”.
2.7. “Person i/e varur” përkufizohet si individ i cili i takon njërit prej grupeve që vijojnë:
i. Personat që janë mbi moshën tetëmbëdhjetë(18) vjeç dhe të cilët kanë të
meta të rënda dhe aftësi përherë të kufizuara që e bëjnë atë të paaftë për të
punuar për punë shpërblyese.
ii. Personat që janë gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç apo më të moshuar;
iii. Kujdestarët e përhershëm të personave me aftësi përherë të kufizuara apo
të personave në moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç ose më të vjetër
të cilëve u nevojitet kujdes i përhershëm, apo fëmija nën moshën 5 vjeçe.
iv. Personat deri në, moshën katërmbëdhjetë (14) vjeç;
v. Personat ndërmjet moshave pesëmbëdhjetë (15)dhe tetëmbëdhjetë (18) dhe
të cilët janë në shkollim të rregullt të mesëm;
vi. Prindërit vetushqyes me, së paku, një fëmijë nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç.
Sipas këtij ligji, personat që i takojnë çfarëdo grupi të shënuar në nën-paragrafët (i) deri
në (vi) më lartë, konsiderohen të paaftë për punë të shpërblyeshme”, theksohet në ligjin për skemën sociale në Kosovë.
Mitrovica me numrin më të madh të familjeve që përfitojnë ndihmë sociale
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), deri në muajin shtator, numri më i madh që kanë përfituar ndihmë sociale sipas komunave, prijnë familjet nga Mitrovica, me 9.1 % të numrit të përgjithshëm.
“Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2021, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 25,514 familje. Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,316 apo9.1 % e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e ASK-së.
Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare të familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj.Front Online
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...