Statistika: Maqedoni – Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 04 September 2017
Në Strumicë këtë të Martë, Maqedonia dhe Shqipëria do të sfidojnë njëra-tjetrën për herë të 10-të në histori, në sfidën më të rëndësishme mes tyre pasi në këtë duel luhet vendi i 3-të në grupin G, kualifikues të Botërorit, Rusi 2018-të.
Nga 1994 e deri më sot në 9 përballjet e mëparshme bilanci flet në favor të maqedonasve por kuqezinjtë do të përpiqen të ndryshojnë këtë trend negativ dhe pas suksesit 2-1 në Loro Borici në sfidën e parë do të synojnë fitoren e 2-të rradhazi ndaj Maqedonisë për të përmirësuar edhe statistikat në përballjet direkte mes tyre.
Në 9 ndeshjet e mëparshme kryeson Maqedonia me 4 fitore kundrejt dy të Shqipërisë ndërsa tre takime kanë përfunduar në barazim, megjithatë kuqezinjtë kanë fituar sfidën që ka patur më shumë vlerë pikërisht duelin e Shtatorit të kaluar në Shkodër, shkruan supersport.
8 nga këto 9 ndeshje mes Maqedonisë kanë qenë miqësore me sfidën e parë që është zhvilluar në në 14 Maj të 1994-tës dhe që ka përfunduar me fitoren e thellë 5-1 të maqedonasve. Kjo ka qenë edhe humbja më e rëndë e Shqipërisë në përballjet mes tyre.
Fitoren e parë kuqezinjtë e kanë regjistruar në një miqësore të vitit 1999 që përfundoi me suksesin 2-0, ndërsa të gjithë e mbajnë mend duelin e fundit në Maqedoni mes këtyre dy kombëtareve që u zhvillua në vitin 2011 në Prilep dhe që përfundoi në barazim pa gola.
Në atë sfidë tifozët maqedonas ofenduan shqiptarët me koret e tyre raciste. Shpresojmë që të tilla ngjarje që kalojnë kufijtë sportiv dhe prishin bukurinë e futbollit të mos përsëriten në sfidën e kësaj të Marte në Strumicë.
Të tjera
-
Policia dhe FSK nisin kërkimet për gjetjen e një 26 vjeçari në Prizren, që u raportua i zhdukur që nga dhjetori i vitit 2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet p...
-
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj në gjendje të tmerrshme pas rreshjeve të borës
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të ...
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...
-
Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
26 vjetori i vrạsjes së gazetarit Enver Maloku, Presidentja kujton veprimtarinë e tij
Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetori...
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
-
Vrạsje në tentativë në një lokal të Malishevës
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë,...
-
Prokuroria merr një vendim për personin nga Zveçani që kanosi kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kan...