Sport

Statistika: Ja sa gola u realizuan në xhiron e 21-të në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 25 February 2021

Te mërkurën dhe enjten është zhvilluar java e 21-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë xhiro kanë fituar dy skuadra si vendas, dy si mysafir, ndërsa një takim është mbyllur baras.

Prishtina e ka mposhtur Dritën me rezultat 2-0, kurse Trepça ’89 ka fituar përballë Llapit me shifrat 1-0, ndërsa Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 1-1.

-Advertisement-

Drenica ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli me rezultat 1-3, kurse Arbëria ka arkëtuar tri pikë si mysafir e Besës së Pejës, pasi ka fituar me shifrat 0-3.

Nga pesë përballje të luajtura janë shënuar plotë 12 gola, apo 2,4 gola për ndeshje.

Pas javës së 21-të, lider i Superligës mbetet Ballkani me 45 pikë, një më shumë se Drita që renditet e dyta, kurse Prishtina vazhdon të jetë e treta me 41 sosh.

Gjilani renditet i treti me 31 pikë, ndjekur nga Trepça ‘89 me 28 sosh dhe Arbëria me 25 pikë.

Pozita e shtatë i takon Feronikelit që ka grumbulluar 24 pikë, duke lënë prapa Llapin me një pikë me pak.

Drenica pozicionohet e nënta me 23 pikë, kurse në fund mbetet Besa me vetëm 7 pikë të arkëtuara.

Më poshtë keni rezultatet komplete dhe tabelën e elitës se futbollit kosovar pas xhiros se 21-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera