Lajme

Stano: Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në dialog, kjo rrugë s’ka bajpas

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 10 October 2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të kthehen në procesin e dialogut.

Sipas tij ky proces nuk ka alternativë tjetër, andaj edhe Prishtina edhe Beogradi duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve.

“Nuk ka rrugë tjetër pos dialogut. BE është ndërmjetësues dhe palët duhet të kthehen në dialog për të gjetur koncensus. Rruga e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe aty nuk ka bajpas”, është shprehur Stano në konferencë, njofton KlanKosova.

-Advertisement-

“Të dyja palët duhet ta kuptojnë se dialogu duhet të rikthehet. Duhet të provohet për të gjetur zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve”.

“Këta janë hapat: shtensionim, kthim në dialog dhe hetim i ngjarjeve të 24 shtatorit. Dialogu duhet të rikthehet, palët të kthehen në tavolinë. Pikë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera