Stagnim i madh në procesin e njohjeve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 07 January 2018
Viti 2017 ka qenë një vit i brishtë sa i përket njohjeve ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës. Bangladeshi dhe Madagaskari janë dy shtetet e vetme të cilat kanë njohur Kosovën gjatë kësaj periudhe.
Përveç kësaj, ky vit është karakterizuar edhe me një propagandë të madhe të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.
Përveç faktit se Serbia po lobon kundër njohjeve të shtetit tonë, gjatë kësaj periudhe kohore ata disa herë kanë përhapur lajmin se disa nga shtetet ndërkombëtare kanë tërhequr njohjen.
Megjithatë një gjë të tillë e ka kundërshtuar zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili madje i ka quajtur si qesharake këto deklarata të udhëheqësve serb.
Për këtë, Pacolli ka premtuar se shumë shpejt edhe do ketë njohje të reja për vendin.
Ndryshe, i gjithë procesi i njohjeve po konsiderohet si një stagnim i madh.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në ngecjen e njohjeve kanë reflektuar zhvillimet e brendshme politike por edhe ato të jashtme.
Sipas, Azem Vllasit tek kjo gjë po ndikon edhe fushata e vazhdueshme armiqësore e Serbisë kundër njohjes së Kosovës.
Për këtë, ai thotë se gjatë dialogut në Bruksel duhet bërë presion edhe nga Unioni Evropian që të ndërpritet një fushatë e tillë.
“Mjerisht, njohjet janë ngadalësuar. Shteti i Serbisë akoma është duke vazhduar një fushatë armiqësore kundër njohjes së Kosovës dhe mendoj se kryesorja do të ishte që gjatë dialogut në Bruksel të bëhet presion edhe nga Unioni Evropian, para së gjithash të insistohet nga pala kosovare që Serbia të ndërpret një fushatë të tillë, sepse kjo manifeston një akt armiqësor dhe qëndrimin e Serbisë kundër normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete”, ka deklaruar Vllasi.
Ndërsa, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se mungesa e konsolidimit institucional dhe krizat e vazhdueshme politike, kanë sjellë një rezultat negative për njohjet.
“Mendoj se procesi i njohjeve këto 2-3 vitet e fundit është përshkruar nga një stagnacion i madh dhe në të shumtën e rasteve kanë reflektuar zhvillimet e brishta të brendshme politike. Me fjalë të tjera, për shkak të mungesës së konsolidimit institucional dhe krizave të vazhdueshme politike, çështja e njohjeve nuk është trajtuar me prioritet dhe për më shumë është trajtuar fare”, ka deklaruar Hoti.
Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të jetë sa më aktiv sa i përket kësaj çështjeje.
“Kjo zaten ka sjell edhe këtë rezultat kaq negative në formën që vitit të përmbyllet me vetëm dy njohje. Arsyet, është e kuptueshme që janë edhe të jashtme porse të paktën do duhej që ne të ishim dhe të jemi më aktiv, më syçelë dhe më të përgjegjshëm për këtë tematikë të ndjeshme për vendin tone”, ka shtuar ai më tej.
Ndryshe, Bangladeshi ka njohur Kosovën më 27 shkurt të vitit 2017, ndërsa Madagaskari më 25 nëntor.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...