Sport

Stadiumit ‘Fadil Vokrri’ pritet t’i shtohen edhe 6.700 ulëse!

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 26 Nëntor 2018

‘Arena’ e ndeshjeve të Përfaqësueses ‘Fadil Vokrri’ pritet të zgjerohet.

Sukseset e Përfaqësueses së Kosovës që u arritën në kuadër të Ligës së Kombeve, ka bërë që tashmë çdo ditë e më shumë të rritën edhe kërkesat e tifozëve për ta ndjekur nga afër Përfaqësuesen ‘Dardane’.

Së fundmi në ndeshjen përballë Azerbajxhanit, zyrtarët e FFK-së, konfirmuan se ka pasur rreth 200 mijë kërkesa për bileta për atë ndeshje.

-Advertisement-

Kjo e ka shtyrë FFK-në, që të mendoj një zgjidhje për zgjerim të tribunave të stadiumit.

Këtë madje e konfirmoi vetë kryetari, Agim Ademi.

“Stadiumi nacional pritet të fillojë punimet në muajin shkurt të vitit 2019, mirëpo, ne jemi duke menduar që të zgjerojmë edhe stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për rreth 6.700 ulëse me tepër, në pjesën lindore, ku parashihet të ketë edhe një zonë VIP dhe ulëse për shikues”, tha Ademi.

Ai u shpreh se kjo po behet me qellim që t’u mundësohet shikuesve në numër sa më të madh të marrin bileta dhe të jenë prezentë në ndeshjet e Përfaqësueses. /Gazeta inFokus.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy