Sport

Stadiumit do i ndryshohet tapeti, një kompani turke do zëvendësojë barin që vendosi kompania greke

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 17 February 2021

Pas më shumë se një viti tentativash nga më të ndryshmet për të bërë fushën e “Air Albania” të ishte ajo që duhet të ishte në këtë impiant modern.

Top Channel ka mësuar se është arritur marrëveshjen me një kompani turke për ndryshimin e tapetit nga natyral në hibrid.

Gjithsesi siç duket sot tapeti i Air Albania është në kushtet optimale, që nga 4 dhjetori kur është zhvilluar ndeshja e fundit dhe më pas nuk u lejua më të zhvillohet ndeshje, për arsyen e vetme të përgatitjes për ndeshjen e parë eliminatore të botërori në Tiranë ajo ndaj Anglisë më 28 mars.

-Advertisement-

Për të kanë ardhur specialist edhe nga Anglia që së bashku me llambat dhe sistemin e ventilimit do të ndërhyjnë për ta ripërtërirë të paktën për atë ndeshje, më pas sistemet artificiale llambat ngrohëse dhe ventilimi do të përdoren edhe për tapetin hibrid.

Ndeshjet e ardhshme ne shtator, Shqipëria do t’i luaj në “Air Albania” me tapetin e ri artificial për të cilin kompania tregon se i mjaftojnë vetëm 4 javë për ta sjell atë në kushtet optimale, ndërkohe që kosto e tij do të jetë rreth 1 mln euro.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera