Stadiumi më i shtrenjtë në botë, ngjan me një WC! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus
08:15 | 20 September 2018
Duhet të inagurohej në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Liverpoolit, por për shkak se bëhet fjalë për stadiumin më të shrenjtë në botë, vonesat janë të pranueshme pasi po flasim për një projekt të shtrenjtë plot 1 miliardë sterlina që konsiderohet një kryevepër e arkitekturës moderne. Stadiumi i ri i Tottenham, “White Hart Lane”, u pëlqen të gjithëve, ose më saktë, thuajse të gjithëve. Mbase është çështje rivaliteti, ose një projekt mbase i pa konsideruar nga të gjitha këndvështirmet, por fotot ajrore të impiantit të ri, ndërtimi i të cilit është drejt përfundimit kanë shkaktuar ilaritetin e shumë përdoruesve të Twitter, përfshirë edhe vetë disa tifozë të Spurs. Ku qëndron problemi? Forma e stadiumit. Që e parë nga sipër, ngjason në mënyrë shumë të dyshimtë me një tualet pra me një WC.
Ngashmëria nuk ka kaluar pa u vënë re dhe kur Tottenham ka publikuar fotot në profilin në “Twitter”, startoi stuhia qesharake mes fotomontazheve dhe komenteve. Ka nga ata që e mbuluan stadiumin me një kapak WC, apo nga ata që publikuan foton e banjos së shtëpisë duke shkruar emrat e disa sektorëve të stadiumit “White Hart Lane”. Ata që përfitojnë nga rasti janë padyshim rivalët, tifozët e Arsenal, të cilët druhen se impianti i ri mund të parakalojë modernizmin e stadiumit të tyre, “Emirates”. Por edhe vetë tifozët e Spurs-ave, kanë shfaqur një dozë të madhe ironie, duke lënë një numër të madh komentesh qesharake, ndonëse Tottenham ka ende shumë motive për të qenë krenar me stadiumin e ri.
Klubi po përshpejton punimet dhe tashmë që nuk mundi ta inagurojë stadiumin për datën 15 shtator, po punohet akoma më fortë që Tottenham mund të dëshmojë në sytë e mbarë botës kryeveprën e fundit të arkitekturës sportive botërore. Dhoma zhevshje gjigante, mundësia për të mirëpritur ndeshje të NFL dhe dy ekrane gjigante LED prej 325 inch. Maksimumi i teknologjisë së mundshme, për një investim të rëndësishëm në gjëndje për ta renditur Tottenham mes klubeve më të pasura në botë falë të ardhurave që do të grumbullohen nga stadiumi dhe të gjitha aktiviteteve dytësore, që do të happen edhe në ditët kur do të luhet. Dhe në atë pikë, punë e madhe nëse forma e strukturës është ajo që është.

Të tjera
-
Moti për ditën e nesërme
Mendimi për motin – 8.04.2025 Të mërkurën parashihet që të kalojnë më shpe...
-
Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim: Fjalët kanë peshë – besë ndaj votuesve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar...
-
“Ne duam të guxojmë më shumë demokraci”, Kurti në Bruksel citon ish-kancelarin gjerman Willy Brandt
Në ditën e dytë të qëndrim në Bruksel, Kryeministri në detyrë i Kosovës, isht...
-
Kalkulimet e Qeverisë për rrymën, kundër ngritjes së çmimit për 60% të konsumatorëve, të tjerëve më shtrenjtë
Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, është deklaruar në lidhje ...
-
Osmani: Serbia s’ka vullnet për zbatim të marrëveshjeve të arritura, kjo është pengesë serioze për përparimin e dialogut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me një delegacion të depute...
-
Dënohet me burgim të përjetshëm vrs*ësi i Besar Nimanit
Në Bielefeld është dënuar sot me burgim të përjetshëm 34-vjeçari Hüseyin A. A...
-
30 ditë paraburgim për 58 vjeçarin që dyshohet se e dhun* oi 14 vjeçaren
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Jahir Gashit,...
-
Vrạsja me thịḳë në Fushë-Kosovë, babai i njërit të akuzuar thotë se djalin ia mori në qafë shoku
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën, dëshmitari Fadil Musliu- babai...
-
Agjenda e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mbajti sot mble...
-
I caktohet masa e paraburgimit 58 vjeçarit J.G. nën dyshimin se dh*noi një vajzë të mitur
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore n...
-
Adem Hoxha: Mbështetja jonë për qeverinë e Kurtit, ende në pikëpyetje
Deputeti i zgjedhur i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, ka thënë të martën se...
-
Reagon Sveçla pas lirimit të dy serbëve: Duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka reaguar pas ...