Sport

St Ettiene finalistja e dytë e Kupës së Francës, sfidon PSG-në!

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 06 March 2020

Do të diskutohet mes Paris Saint Germain dhe St Ettiene, finalja e Kupës së Francës për vitin 2020. Në gjysmëfinalen e dytë atë mes St Ettiene dhe Rennes, skuadra e Claud Puel nxorri jashtë kompeticionit kampionët në fuqi të kompeticioni.

Atëherë kur menduan se kjo ndeshje do i drejtohej shtesave një gol në minutën e 93-të i algjerianit Ryad Boudebouz, kualifikoi St Ettiene në finale falë suksesit me shifrat 2-1. Më herët Niang kishte kaluar në avantazh Rennes me një 11-metërsh në minutën e 33-të, ndërsa 10 minuta më vonë mbrojtësi Kolodziejczak arriti të kthente barapeshën.

Tashmë vëmendja do të jetë e gjithë te finalja ndaj PSG edhe pse të dyja skuadrat kanë kohën e mjaftueshme për të menduar për këtë sfidë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera