Sport

Shaqiri ka gisht në vendimin e Hadergjonajt për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 09 May 2019

Tifozët e Kombëtarës së Kosovës pasditen e të enjtes kanë marrë një lajm të mrekullueshëm, kjo pasi mbrojtësi i Huddersfieldit, Florent Hadergjonaj i ka thënë PO përfundimisht ekipit kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Hadergjonaj më parë ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrrës dhe për ekipin e parë, ndërsa nga e enjta ai do të jetë pjesë e dardanëve.

Vëllai i futbollisti Xherdan Shaqiri, Erdini është menaxher i Florenitit, dhe ai  ka ndihmuar që 24-vjeçari ta bëjë zgjedhjen e duhur për ta përfaqësuar vendlindjen e tij.

-Advertisement-

Kohë më parë Erdin Shaqiri ishte në Prishtinë për të arritur marrëveshjen përfundimtare që Hadergjonaj ti mbrojë ngjyrat e Kosovës.

Gjithashtu Shaqiri është falënderuar nga i pari i shtëpisë së futbollit në Kosovë, Agim Ademi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera