Srpska alarmon ndërkombëtarët: Prokuroria Speciale po i ndjek 70 qytetarë tanë

Autori: Gazeta inFokus
23:34 | 25 April 2022
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka njoftuar sot se po priten akuza nga Prokuroria Speciale për serbë të veriut. Ai tha se këto do të përballen me mosbindje totale civile dhe se Lista Serbe do të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur njerëzit e saj.
Rakiq theksoi se sot janë mbajtur takime urgjente me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe se arsyeja e këtyre takimeve ka qenë fillimi i procedurës kundër serbëve në Kosovë dhe se aktualisht janë duke u zhvilluar procedura kundër më shumë se 70 serbëve.
“Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar procedura ndaj qytetarëve tanë, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve, përfaqësuesve politikë për atë që Prishtina pretendon se është sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Arsyeja ishte protesta kundër lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës vitin e kaluar. Persekutim i motivuar i popullit tonë. Sipas informacioneve që kemi, kjo është një procedurë ndaj më shumë se 70 qytetarëve tanë”, tha Rakiq.
Ai thekson se kjo është një procedurë politike në të cilën Kosova paraprakisht i ka dënuar serbët e akuzuar.
“Prandaj askush nga qytetarët tanë, biznesmenët, përfaqësuesit politikë, nuk duhet ta pranojnë këtë ftesë, as t’i përgjigjen asaj. Loja perfide e Prishtinës shihet përmes qëllimit për të krijuar përçarje mes nesh. Lista e tyre nuk është përfundimtare, ndaj i ftoj që të më vënë atë listë mua, Igorin, Sllavkon, Miloviqin, sepse ne kemi qenë në ato protesta me njerëzit tanë dhe do të jemi gjithmonë”, thotë Rakiq.
Rakiq përsëriti se serbët në Kosovë duan të ruajnë paqen, por edhe qëndrimi tolerant i serbëve ka një kufi.
“Nëse Prishtina fillon me lëvizje të njëanshme, Zoti na ruajt, duke arrestuar qytetarët tanë, ne do të detyrohemi t’i rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, që përfshin mosbindje totale civile për të mbrojtur të drejtat e njeriut të qytetarëve tanë”, tha Rakiq.
Siç ka deklaruar ai sot, liderët e Listës Serbe i kanë njoftuar ambasadorët e Quint, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe kanë kërkuar që, siç tha ai, ta frenojnë autoritet e Ksooves për të mos shkaktuar kaos në veri të Kosovës.
“Ne mbështesim shtetin e së drejtës, por kjo nuk është shtet i së drejtës, por dhunë institucionale që persekuton popullin tonë. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve për unitet, kjo nuk është çështje politike, por çështje e mbijetesës sonë“, përfundoi Rakiq.
Të tjera
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarë i ka ndodhur kryetarit të KOK-ut në Japoni
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...
-
Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, prandaj ambasadat janë plot me aplikime
Kryetari i PDK-së, Memli Kasniqi, me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë mbajtur ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë....
-
Reagon fuqishëm Klitschko pasi që u citua “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”,
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën ...
-
Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital
Një përleshje fizike mes disa personave ka rezultuar në lëndimin e dy prej ty...
-
Ministri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë
Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë ka njoftuar se ka biseduar me një ekspe...
-
E rëndë/ Nxirren trupat e dy të miturve që u mbytën në liqen
Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e ...