“S’po mundemi me ja dalë”, kryeqytetasit protestojnë para komunës për zbritjen e qirasë

Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 01 February 2023
Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë kanë protestuar para objektit të Komunës në kryeqytet për shkak të rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.
Ata po konsiderojnë se ngritja e çmimeve është e pa përballueshme për ta vazhduar punën, derisa nuk përjashtojnë mundësinë që çelësat e lokaleve t’i dorëzojnë në komunë.
Organizatori i kësaj proteste, Genc Durmishi i cili ka edhe lokale zejtare tha se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave. Sipas tij, çmimet janë rritur nga 80 deri në 100 për qind.
“Kemi ardhur në protestë para komunë për shtrenjtimin e qirasë, nuk po mundemi me ja dalë më këtë qira që është shumë e shtrenjtë dhe presim nga kryetari me dalë më një njoftim se çfarë do të bëjë me ne… Pasi qiratë janë shtrenjtuar për rreth 80 për qind, e diku 100 për qind… Protesta do të zgjat derisa të realizohen kërkesat tona dhe të kthehet çmimi siç ka qenë. Kanë thënë se do ju përkrahim në shumë mënyra por kanë qenë të kota dhe kanë qenë vetëm fjalë”, tha Durshmi.
Edhe Igballe Makolli, zejtare e cila ka dyqanin për rreth 20 vite e konsideron të papërballueshme rritjen e çmimit të qirasë.
“Në lagjen e muhaxherëve, ku punojmë tani, nëntë muaj nuk kemi punuar fare, kemi filluar që gjashtë muaj dhe qiraja për zejtarë është e shtrenjtë, kemi edhe sigurimin e qirasë, të gjitha i kemi në pronarët t’i paguajmë dhe me të vërtetë është shumë”, tha Makolli.
Ndërsa sipas Ragip Tërhollit asnjë premtim që kanë marrë nga komuna nuk po realizohet. Ai kërkoi nga të gjithë qiramarrësit të mbyllin lokalet dhe mos të vazhdojnë punën me këtë çmim.
“Kanë premtuar që kur të bëhet renovimi i lokaleve, 60 ditë pune, neve na ka zgjat 10 muaj që kemi mbet pa punë, pa kompensim dhe asgjë tjetër. Tash është rritur çmimi qirasë 100 për qind, pra po shkon metri katror rreth 13 euro, kjo është absurde dhe nuk mundemi me përballu këtë. Shpresoj të janë të pajtimit të gjithë që assesi mos t’i hapim lokalet dhe t’i dërgojmë çelësat ndërmarrjeve publike ose komunës, sepse këto qira janë të pa përballueshme”, tha ai.
Disa nga përfaqësueset pas fjalimeve janë pritur në komunë nga nënkryetari Alban Zogaj për të biseduar në lidhje me kërkesat e tyre.
Së fundmi, komuna e Prishtinës ka ngritur edhe çmimin e biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban./KP/

Të tjera
-
Pezullohet vendimi i ZRRE për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregu...
-
Punëtorët e sigurimit largohen nga QKUK, Osmani: Policia merr përsipër sigurimin
Rreth 260 punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Ko...
-
Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë...
-
Tregtimi “në të zezë” i energjisë në vitin 2024 dhe anashkalimi i ALPEX-it nga “të gjithë”
Hulumtimi dy mujor i Buletinit Ekonomik, ku janë analizuar shumë dokumente dh...
-
Bie çmimi i naftës edhe në Kosovë – Berjani tregon çmimet e fundit
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka treguar çmimet e fundit t...
-
Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin pas fillimit të armëpushimit
Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Izraelit, duke thënë ...
-
Izraeli do të përgjigjet “me forcë” kundër Iranit
Ministri izrelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se ka urdhëruar ushtr...
-
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmb...
-
Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa t...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Vuçiqi ndalon eksportin e armëve, thotë se ‘qortimet‘ nga Rusia nuk janë arsyeja
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka d...
-
Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vra*sje në Viti që ndodhi në muajin pril
Personi i dyshuar për një rast të tentim vrasjes që ndodhi më 14 prill në kom...