Lajme

“S’po i tregon gjërat saktë”, Agim Veliu i reagon Lutfi Hazirit

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 28 July 2021

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, lidhur me deklaratën e tij se ai dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së LDK në Podujevë.

Haziri ka thënë sonte në T7 se Veliu dha dorëheqje vullnetarisht nga ky post.

Por Veliu, i cili ishte duke përcjellë emisionin, ka reaguar ndaj kësaj deklarate.

-Advertisement-

“S’po i tregon gjërat saktë”, ka thënë ai, duke iu kundërpërgjigjur Hazirit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte vendosur së bashku me Kryesinë Qendrore të LDK-së, që posti i  kryetarit të degës së Podujevës t’i jepet kandidatit për kryetar.

Kandidat për kryetar të kësaj komune nga Kryesia Qendrore e LDK-së është caktuar Ekrem Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera